Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Italia në zi për Berlusconin, ceremonia mortore në katedralen e Milanos

13:05 / June 13, 20231 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 50
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas lajmit për ndarjen nga jeta të Silvio Berluskonit, në Itali kanë nisur ditët e zisë kombëtare. Flamujt janë ulur në gjysmë-shtizë. Ceremoniali shtetëror i homazheve zhvillohet të mërkurën në katedralen e Milanos, por ende nuk është përcaktuar data e ceremonisë së varrimit.

Këtë të martë, trupi ndodhet në rezidencën e familjes së tij në Arkore, atje ku që prej të hënës ka pasur vizita të shumta duke nisur nga politikanë vendas e deri te dashamirësit, të cilët vendosën lule në rrethimin e saj. Kulla e medias prestigjioze italiane Mediaset në Milano nderoi me mesazhe falenderuese në ekranet e mëdhenj, Silvio Berluskonin që e etiketoi si babain e saj.

Mediat italiane shkruajnë se pas ndarjes së tij nga jeta, pritet gjatë ditëve dhe javëve në vazhdim të ndahet pasuria prej të paktën 4 miliardë euro, ku përfshihen asete dhe prona në emër të tij. Pasuria pritet të ndahet mes 5 fëmijëve nga 2 martesat e para të tij. Ende është e paqartë nëse nga kjo përfiton Marta Fashina, bashkëshortja e tretë me të cilën lidhi martesë vitin e kaluar.

Silvio Berluskoni
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pjesëmarrje e lartë në zgjedhjet parlamentare në Serbi, 15% më shumë se tre vite më parë

16:43 / October 25, 2026

Çfarë presin banorët e veriut të Kosovës nga zgjedhjet në Serbi?

15:38 / October 25, 2026

Zgjedhjet në Serbi/ Pjesëmarrje mbi dyfish më e lartë se në vitin 2023

11:18 / October 25, 2026

SHBA në alarm nga kërcënimet iraniane, dyshohet se u planifikua vrasja e diplomatëve dhe zyrtarëve amerikanë

09:47 / October 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.