Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Italia ofron shtëpi me vetëm 7.500 euro pranë Romës, kryebashkiaku: Rikthejmë në jete qytetin

17:06 / February 2, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Festa time in Biccari 765x383 640x320 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Historitë për fshatrat në Itali që duan të shesin një shtëpi për një euro janë të dëgjuara. Por, këto shtëpi zakonisht janë kaq të rrënuara saqë duhen mijëra euro për rikonstruksionin e tyre.

Tani, një qytet “vizionar” italian, nuk po shet shtëpi të shkatërruara por po përpiqet të joshë banorë të rinj me oferta më “tunduese”. Bëhet fjalë për shtëpi të pabanuara që janë gati dhe me çmime okazion, të cilat fillojnë nga 7.500 euro, në 13.000 euro.

Qyteti është Biccari, i vendosur në Italinë Juglindore, në rajonin tërheqës të Pulias. Biccari është i rrethuar nga kodra, pyje, ullishte dhe një liqen.

Qyteti më i afërt i madh është Roma, e cila është rreth një orë e gjysmë me makinë larg. Biccari bëri “bujë” mediatike në vitin 2019, kur njoftoi planet për të ndërtuar një seri dhomash në formë flluske,  që do të lejonte vizitorët të flinin nën yje.

Skema e re inovative e pasurive të patundshme është ide e kryetarit të Bashkisë së qytetit, Gianfilippo Mignogna, i cili dëshiron ta rikthejë në jetë qytetin e tij të lindjes. Në Mesjetë, Biccari arriti kulmin e popullsisë, me 5.000 banorë.

Me kalimin e viteve, brezi i ri është larguar për të gjetur punë në vende të tjera më të populluara, përfshirë Shtetet e Bashkuara. Në ditët e sotme, numërohen afro 2.000 banorë. Mignogna tha për CNN se ky “projekt” është forma e tij e zgjedhur për të luftuar shpopullimin.(Forbes, scan)

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rrëzohet avioni ushtarak në Greqi, vdesin dy pilotë

18:34 / September 5, 2026

Rusia sulmon aeroportet ukrainase

18:09 / September 5, 2026

Italia dhuron 160 mijë viza për rusët: A rrezikohet vendi nga agjentët e Moskës?

18:18 / September 4, 2026

Ish-sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: Kosova duhet t’i japë fund paralizës politike! Uniteti kombëtar, më i rëndësishëm se kurrë

10:48 / September 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.