Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Italia planifikon 30 miliardë euro ndihmë për familjet dhe kompanitë

23:20 / November 6, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
melonii
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë dhe inflacionit të lartë qeveria e djathtë e Italisë dëshiron të mbështesë familjet dhe kompanitë me ndihma të mëtejshme financiare. Qeveria e re italiane nën kryeministren Giorgia Meloni do të marrë kredi shtesë duke rritur borxhin kombëtar të planifikuar për vitin aktual dhe vitin e ardhshëm.

Kreditë shtesë synojnë, ndër të tjera, financimin e ndihmave ekonomike për mbështetjen e familjeve. Deri në vitin 2023 kabineti do të sigurojë 30 miliardë euro për mbështetjen e familjeve dhe të ekonomisë nga rritja e faturave të energjisë elektrike dhe gazit, tha në Romë kryeministrja Meloni e partisë Fratelli d’Italia.

Për këtë këtë vit janë parashikuar 9.5 miliardë euro dhe për vitin e ardhshëm 21 miliardë euro. Italia dëshiron të mbështesë familjet dhe kompanitë me ndihma të mëtejshme financiare.

Borshi i ri pritet të rritet nga 5.1 përqind të prodhimit të brendshëm bruto (PBB) në vitin aktual sikurse qe planifikuar fillimisht në 5.6 përqind  Për vitin e ardhshëm është planifikuar një rritje nga 3.4 për qind në 4.5 për qind.

Borxhi i tepërt mund të çojë në një krizë të re të euros

Ministri i ri i Ekonomisë, Giancarlo Giorgetti, bëri të qartë kohët e fundit se qeveria italiane është “thellësisht e bindur për urgjencën e për mbrojtjen e familjeve, veçanërisht atyre më të dobtave” nga rritja e kostove të jetesës.

Në Bruksel dhe në pjesën tjetër të Evropës, politika fiskale italiane po vëzhgohet me kujdes, sepse ekspertët paralajmërojnë se borxhi i tepërt mund të çojë në një krizë të re të euros.

Shtimi i kapaciteteve të gazit natyror

Përveç ndihmave ekonomike për mbështetjen e familjeve dhe të ekonomisë qeveria italiane planifikon të zgjerojë edhe shfrytezimin e depozitave të gazit natyror në brigjet e Italisë. Ministri i Energjisë dhe i Mjedisit, Gilberto Pichetto Fratin, pret që në një afat të shkurtër nga depozitat e gazit natyror në brigjet e Italisë të nxirren më shumë se 500 milionë metra kub gaz. Për dhjetë vjet pritet të nxirren rreth 15 miliardë metra kub. Gazi do t’u ofrohet industrive me energji intensive me një çmim më të mirë.

familjet Italia ndihme
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dokumentari për Gazën “NAZA” mahnit Venedikun dhe thyen rekordin e duartrokitjeve në këmbë

17:39 / September 11, 2026

Dy javë pas vdekjes së mbretit Harald V të Norvegjisë, ndërron jetë dhe motra e tij, princesha Astrid

17:18 / September 11, 2026

Administrativja urdhëroi zhbllokimin e pagave për GJKKO-në dhe Durrësin, Rama: Veproi me “shpejtësinë e skëterrës” për rrogat e veta! Dyert e Thesarit i hap vetëm Kuvendi

16:40 / September 11, 2026

“Nuk do kemi Bord Transparence”, ministrja Ibrahimaj: Vijojmë politikat për subvencionimin e naftës

12:10 / September 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.