Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Italia po plaket shpejt, popullsia bie nën 59 mln banorë

23:32 / December 5, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
italia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Popullsia e Italisë ka rënë nën 59 milionë dhe vendi po plaket me një ritëm shumë më të shpejtë se sa vendet e tjera të Bashkimit Evropian, tha të hënën agjencia kombëtare e statistikave Istat.

Një popullsi në tkurrje dhe në plakje është një shqetësim i madh për një ekonomi si Italia, pasi ndër të tjera lidhet me rënien e produktivitetit, më pak inovacion dhe fatura më të larta .

“Që nga 1 janari 2022 sipas të dhënave paraprake, popullsia (rezidente) ka rënë në 58.983 milionë”, tha presidenti i Istat-it, Giancarlo Blangiardo në një seancë parlamentare në Romë.

Blangiardo, një ekspert i njohur demografie, tha se popullsia kombëtare është zvogëluar në mënyrë të qëndrueshme që nga viti 2014, me një humbje prej më shumë se 1.36 milionë banorësh që atëherë.

Në shtator, Istat parashikoi se Italia mund të humbiste pothuajse një të pestën e banorëve të saj , me popullsinë që do të zvogëlohej, nga 59.2 milion në 2021 në 54.2 milion në 2050 dhe 47.7 milion në 2070.

Përmbysja e kësaj prirje dhe mbështetja e familjeve është një prioritet tashmë i deklaruar për qeverinë e re të krahut të djathtë të kryeministrit Giorgia Meloni. Në buxhetin e saj të vitit 2023 , ajo propozoi uljen e taksave të shitjeve për produktet e kujdesit për fëmijë dhe rritjen e përfitimeve për fëmijët.

Italia plakja popullsia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.