Ai ka parë gjestin e shqiptarëve që jetojnë në Trieste dhe ka vendosur të flasë për ndihmat e tyre për njerëzit në nevojë. Bëhet fjalë për një qytetar italian të cilit i ka bërë përshtypje nisma e këtyre shqiptarëve.
Në një video të hedhur në Facebook, realizuar më 30 mars ai i bën thirrje qytetarëve të vetë që të mos këndojnë më nëpër ballkone po ti futen punës, pasi njerëzit kanë nevojë të hanë.
“Ky është një mesazh për kryebashkiakun, merr shembull nga miqtë tanë shqiptarë, shiko këtu, këta njerëz shkojnë në shtëpitë e atyre që nuk kanë para. Shihi miqtë shqiptarë, shihi, kanë gjithçka që munden për njerëzit. Duhet t’i lini fjalët, lëvizni këmbët, pasi njerëzit kanë nevojë që të hanë.
Të mësojmë nga miqtë tanë shqiptarë, mësoni, lërini fjalët. Mos dilni të këndoni në dritare, njerëzit kanë uri. Zgjohu, Konte, shihni ndihmën e shqiptarëve, na duhet punë konkrete, njerëzit kanë uri, shihni kanë siguruar dhe ilaçe për njerëzit. Lëvizni”, shprehet qytetari në video, që nuk rresht së falenderuari shqiptarët.
