Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Italia rrit pensionet nga 1 janari 2023

20:18 / November 10, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Italia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një rivlerësim rekord i pensioneve në Itali. Kjo do të ndodhë duke filluar nga 1 janari 2023 sipas dekretit të firmosur nga ministri i ekonomisë, Giancarlo Giorgetti, sipas të cilit shifra do të vendoset në bazë të ecurisë së inflacionit të vitit 2022. Rritja do të jetë prej 7.3% por ata që përfitojnë plotësisht do të jenë ata që kanë pension katër herë më të ulët s eminimumi i përcaktuar nga Instituti Kombëtar për pensionin social, që është 525 euro në muaj. Shtesat do të jenë rreth 38 euro në muaj për pensionet minimale, dhe 52 euro në muaj për pensionet një mijë euroshe. Ndërsa do të marrin 100 euro më shumë ata që marrin 2000 euro pension dhe 150 euro ata që e kanë 4 mijë euro.

Pas disa dekadash, nga fillimi i 2023-shit, do të nisë një rivlerësim maksimal i pensioneve prej 7.3%, i llogaritur provizorisht mbi bazën e ndryshimit në përqindje që ka ndodhur në indekset e çmimeve të konsumit të ofruara nga Istat më 3 nëntor 2022. Por projeksioni për muajin nëntor dhe dhjetor mund të jetë nën shifrën reale të fundvitit. Prandaj, rivlerësimi mund të shtrihet dhe më tej. Në këtë rast, pensionistët do të shihnin gjithashtu një rregullim vitin e ardhshëm, siç ka ndodhur tashmë këtë vit.

Edhe në vitin 2023, skema e indeksimit të pensioneve do të jetë ajo e miratuar këtë vit. Rregullimi do të jetë i plotë, 100%, për çeqet që kapin katërfish më pak të pensionit social minimal, 525.38 euro; do të bjerë në 90% për trajtimet nga 4 deri në 5 herë minimumi dhe në 75% për pensionet mbi kufirin 5 herë më të ulët. Rivlerësimi do të zbatohet për shumat bruto të çeqeve, duke përfshirë rregullimin e vitit 2022 prej 0.2% të paguar në fillim të nëntorit të këtij viti.

Ekonomisë Giancarlo Giorgetti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.