Në dy ditët e fundit, Italia ka shpëtuar 47 varka me rreth 1600 emigrantë në detin Mesdhe.
Roja bregdetare e Italisë tha në një deklaratë se të hënën janë shpëtuar rreth 1200 emigrantë, kurse sot u shpëtuan 12 varka të tjera me rreth 400 emigrantë.
Muajt e fundit ka pasur një rritje të anijeve me emigrantë që përpiqen të arrijnë në bregdetin italian nga Tunizia, e cila është bërë një pikë nisjeje më e aksesueshme pas goditjes ndaj trafikimit të qenieve njerëzore në Libi në muajt e fundit, shkruajnë mediat italiane.