Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Italia shpreson që vendet e Bashkimit Evropian të rihapin kufijtë më 15 Qershor

23:52 / June 6, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ital ital
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kështu deklaroi sot ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio, teksa masat e izolimit në mbarë Evropën të vendosura për të frenuar përhapjen e koronavirusit gradualisht kanë filluar të lehtësohen. Italia, një prej vendeve të goditura më së keqi nga sëmundja COVID-19, hapi kufijtë për shtetasit e BE-së më 3 Qershor, por shumica e vendeve evropiane ende kanë kufizime për shtetasit italianë.

“Data 15 Qershor është shumë e rëndësishme për qytetarët tanë”, tha Di Maio gjatë vizitës së tij në Slloveni. Homologu i tij slloven, Anze Logar tha se “kushtet shëndetësore në Italia janë duke u përmirësuar shumë shpejt. Jam optimist për 15 Qershorin”.

Di Maio tha se Gjermania dhe Zvicra po ashtu kanë dhënë sinjale se mund të rihapin kufijtë me Italinë nga kjo datë. Ai tha se hapja e kufijve do të nënkuptonte se të gjithë qytetarët italianë, përfshirë edhe ata që janë nga zonat më të prekura nga koronavirusi të mund të udhëtojnë.

Italia deri më tani ka raportuar mbi 234 mijë raste me koronavirus dhe mbi 33 mijë të vdekur. Sllovenia, që muajin e kaluar deklaroi se pandemia e koronavirusit ka përfunduar në këtë shtet, ka raportuar për 1,479raste dhe 109 të vdekur.

Sllovenia, në javët e fundit po ashtu ka lejuar udhëtimet e njerëzve nga shtetet fqinje si Kroacia, Hungaria dhe Austria. 

hapja Italia kufijeve
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia shkon në zgjedhje të parakohshme më 25 tetor, Kuvendi shpërndahet në ditët në vijim

13:38 / September 2, 2026

New York ndalon përdorimin e Inteligjencës Artificiale për nxënësit në shkolla

13:23 / September 2, 2026

“Financial Times”: Rusia po e ndihmon fshehurazi Iranin të zhvillojë raketa hipersonike

11:44 / September 2, 2026

Vaksina që mund t’i japë fund gripit çdo vit

11:40 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.