Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Italia urdhëron zhvendosjen e 156 emigrantëve të shpëtuar në anijen karantinë

22:58 / April 12, 20201 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
emigrantet
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Italia ka urdhëruar 156 emigrantë në bordin e një anijeje gjermane shpëtimi të bllokuar në brigjet perëndimore të Siçilisë që të transferohen në një anije tjetër dhe të karantinohen.

Emigrantët, kryesisht nga Afrika dhe Lindja e Mesme, më pas duhet tu nënshtrohen kontrolleve shëndetësore, thanë zyrtarët italianë.

Anijes gjermane të shpëtimit, Alan Kurdi, i është refuzuar hyrja në portet italiane dhe malteze për shkak të frikës së koronavirusit.

Ministria e Transportit në Itali tha se masa ishte e nevojshme sepse shërbimet shëndetësore të Siçilisë ishin në situatë të vështirë tashmë.

Lejimi i zbritjes së emigrantëve nga anija Alan Kurdi, e operuar nga grupi humanitar gjerman Syri i Detit, do të përbënte presion të madh mbi autoritetet lokale të ishullit, tha shefi i mbrojtjes civile të Italisë, Angelo Borrelli.

Italia regjistroi sot 19.899 vdekje nga koronavirusi dhe më shumë se 156,363 të infektuar që prej fillimit të pandemisë.

Vetëm në 24 orët e fundit humbën jetën 431 pacientë,  shifra më e ulët ditore e regjistruar prej më shumë se 3 javësh.

emigranteve Italia URDHERON zhvendosjen
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë/ Dhjetëra mijëra protestues në mbështetje të Ceutës dhe kundër Sanchez

08:04 / September 3, 2026

Tre stuhi njëra pas tjetrës në Paqësor, El Niño rrit rrezikun për një sezon ekstrem

07:59 / September 3, 2026

Dështimi për zgjedhjen e presidentit, Kurti dhe Abdixhiku mbyllin takimin!

19:20 / September 2, 2026

Presidenti amerikan propozon emër të ri për Ngushticën e Hormuzit: Ta quajmë “Ngushtica e Trumpit”

18:22 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.