Italia është një ndër vendet e prekura më tepër në Europë prej koronavirusit dhe pas periudhës së bllokimit të lëvizjes prej pandemisë ka vendosur të rishikojë masat për pasagjerët që do të udhëtojnë me avion.
Autoriteti i Aviacionit Civil publikoi rregulla më të ashpra, duke përjashtuar edhe mbajtjen e bagazheve të dorës.
“Pasagjerët duhet të marrin vetëm bagazhe të vogla mjaftueshëm për t’u vendosur nën sediljen përpara tyre”, deklaroi një zëdhënës I “ENAC”. “Për shkaqe shëndetësore, përdorimi i dollapëve nuk lejohet në asnjë rrethanë”.
Arsyetimi i kufizimeve mbi bagazhet e dorës në avion ka të bëjë më përshpejtimin e procedurave të hipjes dhe zbarkimit në avion, duke minimizuar rreziqet e transmetimit të virusit.
