Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Italianët godasin grupet e Pulias, akuzohen se ekzekutuan Edvin Sadikun 5 vite më parë

17:41 / July 5, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Edvin Sadiku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia italiane ka vënë në pranga mëngjesin e djeshëm disa emra “VIP” të krimit vendas, të cilët sipas antimafias i përkasin një grupi mjaft të rrezikshëm mafioz.

Me aktivitet të konsoliduar ndër vite në fushën e trafikut të lëndëve narkotike, kryesisht të kanabisit dhe kokainës, me lidhje të fuqishme edhe me grupet kriminale shqiptare, të arrestuarit akuzohen për një mori aktesh të rënda si vrasje, trafik dhe gjobëvënie. Por mbi të gjitha, prokurorët mendojnë se kanë hedhur dritë edhe mbi ekzekutimin e të riut shqiptar Edvin Sadiku, i ekzekutuar 5 vite më parë me tre plumba në automjetin e tij në një fshat të Barit.

Po ashtu, ata pretendojnë se kanë gjetur edhe autorët e një prej vrasjeve më të rënda të ndodhur në fundvitin e 2017-s kur nga përplasja mes dy klaneve mafioze për sundimin e territorit të drogës, i morën jetën një gruaje të pafajshme.

Hetimet mësohet se nisën pas vrasjes së shqiptarit Edvin Sadiku në shkurtin e vitit 2017 për afera të lidhura me trafikun e lëndëve narkotike e që zbardhi luftën mes klaneve mafioze “Conte” e “Cipriano” me veprim në territorin e Puglias e kryesisht në zonën e Bitontes. Beteja mes dy klaneve mafioze, aso kohe, konkretisht më 31 dhjetor të 2017-s solli edhe vrasjen e gruas së pafajshme Anna Rosa Tarantino.

Nga të dhënat hetimore, që janë bërë publike dje nga mediat italiane, saktësohet se mbi 25 personat e ndaluar rëndojnë dhe akuzat e metodave mafioze, kërcënuese e dhune. Nën hetim janë vënë dhe 43 persona të tjerë si bashkëpunëtorë të dy klaneve mafioze, si dhe për armëmbajtje pa leje.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën kombëtares së Portugalisë: Pas 23 vitesh, i vjen fundi një epoke

14:53 / November 5, 2026

Rama nis përgatitjet për mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS

14:50 / November 5, 2026

Buxheti 2027/ Gonxhja zbulon projektet: Nga Muzeu i Skënderbeut, Galeria Kombëtare te 30 banesat historike

13:56 / November 5, 2026

Ambasadorja e BE-së, Moreira de Sousa: Protestat paqësore janë pjesë e demokracisë, dhuna nuk ka vend! Shqipëria synon mbylljen e negociatave në vitin 2027

12:50 / November 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.