Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Iu bashkuan Salianjit, PD përjashton dy anëtarë nga grupi i Këshillit Bashkiak Durrës

20:09 / March 24, 20264 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
0707
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partia Demokratike ka nisur spastrimet e mbështetësve të Ervin Salianjit. Dy largimet e para janë të dy anëtarëve të Këshillit Bashkiak të PD në Durrës të cilët përjashtohen nga grupi për shkak të mbështetjes që i kanë dhënë ish-deputetit Salianji, i cili i doli kundër Sali Berishës dhe zhvilloi disa takime me demokratët, mes tyre edhe në qytetin bregdetar të Durrësit.

Në vendimin e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i partisë, Flamur Noka, thuhet se përjashtohen nga grupi i Këshilltarëve, Dritan Burgija i cili ishte edhe kreu i grupit të këshilltarëve në Durrës, si edhe anëtari Arlind Boshku, i cili mban edhe postin e sekretarit të degës së PD në Durrës. Të dy do të jenë anëtarë të Këshillit në Durrës, por jo më nën siglën e PD. 

Përmes këtij vendimi, këshilltarëve në Durrës, u propozohet si kandidat për kreun e grupit të Këshillit Bashkiak, Ardian Muka, i cili ka qenë edhe drejtues i degës së PD në Durrës.

I menjëhershëm ishte reagimi i tyre duke thënë se nuk do të heshtin përballë dështimit të një grupi që kërkon të mbajë të uzurpuar Partinë Demokratike e për më tepër duke shigjetuar nominalisht Nokën se u ka kërkuar kontribute financiare pa dokumentacion.

“Ajo që nuk pranojmë është heshtja përballë dështimit dhe abuzimit. Për më tepër, është e papranueshme që para edhe pas zgjedhjeve të kërkohen “kontribute” financiare pa asnjë transparencë apo dokumentacion siç Nul Moka kërkon.

Partia nuk mund të trajtohet si biznes privat dhe as si mjet për luksin e disa individëve. Ne nuk do paguajmë dhe veshjet miliona lek apo luksin e shfrenuar te drejtuesve te opozitës qe duhet te kishin kulmin e modestisë për shkak te varfërisë qe kane demokratet te cilët për shkak te gabimeve te këtyre kane 13 vjet ne Opozite! Partia Demokratike është e demokratëve, jo e një grupi që kërkon ta mbajë të uzurpuar. Investim tim në PD nuk e heq dot askush as ti o Nul Lepurush”, shkroi Arlind Boshku.

Ervin Salianji ka nisur prej disa kohësh turin e tij të foltoreve dhe ka shprehur ambicien për të kandiduar përballë Sali Berishës në garën e 23 majit për kryetar. Por deri në këtë pikë, kandidimi i tij duket i pamundur, pasi PD thotë se nuk është më anëtar i saj.

Vendimi i plotë

PËR NDRYSHIMET NË GRUPIN E KËSHILLTARËVE TË PDSH NË KËSHILLIN BASHKIAK DURRËS”

Në mbështetje të nenit 24, 40 dhe 48 të statutit të PDSH dhe Rregullores së Brendshme, Kodit të Sjelljes së mirë, Etikës dhe Integritetit të PDSH, dhe nenit 33 të Ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”,

VENDOSI:

Z. Dritan Burgija dhe Z. Arlind Boshku përjashtohen nga Gupi i Këshilltarëve Bashkiak të PDSH në Bashkinë Durrës në mbështetje të Statutit të PDSH neni 24 pika 1 dhe 2 dhe në shkelje të nenit IV pika 2 të Rregullores së Brendshme;

I propozojmë grupit të Këshilltarëve Bashkiak Z. Ardian Muka si kandidat për Kryetar të Grupit të Këshilltarëve Bashkiak të Partisë Demokratike të Shqipërisë në Këshillin Bashkiak Durrës.

Humbësat përjashtojnë fituesit.

Kështu shprehet Ervin Salianji për përjashtimin e Dritan Burgijas dhe Arlind Boshkut, nga grupi i anëtarëve demokratë të Këshillit Bashkiak Durrës, pasi mbështetën ish-deputetin në Foltoren e tij me strukturat e Partisë Demokratike në Durrës.

Salianji e cilëson të “paimagjinueshme që në vitin 2026 ekziston lidership me këtë mëndesi, përjashtimi i kryetarit të grupit të këshilltarëve dhe sekretarit të degës Durrës, dy kontributorë dhe sakrifikues prej vitesh në parti, tregon depresionin dhe frikën”.

Reagimi i plotë i Ervin Salianjit: 

Humbësat përjashtojnë fituesit.

Humbësat duan të zgjedhin votuesit e tyre. Ky është deformimi i madh i sjelljes politike që ka sjell humbjet e njëpasnjëshme të opozitës.

Në vend të kthehen tek themeli, tek vota për të nisur rrugën e fitores, përjashtojnë demokratët.

E paimagjinueshme që në vitin 2026 ekziston lidership me këtë mëndesi, përjashtimi i kryetarit të grupit të këshilltarëve dhe sekretarit të degës Durrës, dy kontributorë dhe sakrifikues prej vitesh në parti, tregon depresionin dhe frikën!

Frika nga gara nuk është lidership!

Dy këshilltarët në Durrës u përjashtuan sepse mbështesin një ide: garën. Kjo nuk është forcë. Kjo është frikë. Partia Demokratike nuk është pronë private. Është e demokratëve dhe  demokratët nuk përjashtohen! Ata votojnë, ata zgjedhin!

anetare keshillit durres PD perjashton Salianji
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.