Pak ditë më parë ish-banorja e “Big Brother VIP2”, Dea Mishel i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale, e tashmë ka zbuluar se si vijon të jetë gjendja e saj.
Lajmin e bëri të ditur vetë blogerja, duke treguar se është përballur me një nga frikërat e saj më të mëdha, duke mos zbuluar shkakun e operacionit.
Së fundmi Dea ka treguar se ndërhyrjen kirurgjikale e ka bërë në kokë, ndërsa tha se tashmë ka dalë nga spitali dhe është në një gjendje të mirë shëndetësore, ndonëse është fryrë pak në fytyrë.
“Ja sa është enjtur. Plaga është pak më mbrapa. S’jam mërzitur që duket kështu rëndësi ka që jam më mirë. Do fryhet dhe do më duroni me këtë pamje”, ka shkruar Dea duke treguar njërën anë të fytyrës paksa të fryrë.

