Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Iu ‘nxi’ jeta nga akuzat për tradhti, Pique: Shakira nuk ishte plotësisht e sinqertë

19:02 / October 23, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shakira
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gerard Pique ka lënë të kuptohet se mund të ketë më shumë detaje të pazbuluara pas ndarjes së tij me Shakirën.

Vitin e kaluar Shakira prezantoi këngën “BZRP Music Sessions #53” përmes së cilës zbuloi se ish-partneri i saj, Gerard Pique, e kishte tradhtuar. Pasi e bëri publike këtë çështje, shumë fansa dolën në krah të saj.

Megjithatë, ish-lojtari i Barcelonës dhe i kombëtares spanjolle Gerard Pique ishte i ftuar në emisionin CNN ku komentoi për herë të parë ndarjen me Shakiran.

Pique, ndërsa ishte i ftuar në CNN, akuzoi këngëtaren e famshme se nuk ishte plotësisht e sinqertë për të gjithë situatën.

“Ajo që u tha nuk u shfaq siç ishte në të vërtetë. Nuk mund ta kontrolloj. Tani jam i rrethuar nga të dashurit e mi, ata e dinë se kush jam dhe çfarë bëj dhe kjo më jep paqe. Jeta që kam pasur, mundësi për të luajtur për klubin e jetës sime për më shumë se 20 vjet, fëmijë të mrekullueshëm, miq për jetën, jam mirënjohës për të gjitha këto”, tha ai.

Shakira më parë foli për People për ndarjen me Pique dhe theksoi se mendonte se nuk do të mund të mbijetonte, sepse në të njëjtin moment kur zbuloi se Pique e kishte tradhtuar, babai i saj ishte në spital në terapi intensive.

“Nëpërmjet mediave mora vesh se ai më tradhtoi derisa babai im ishte në terapi intensive. Gjëja më e vështirë për mua ishte se nuk mund të merrja këshilla nga babai im dhe kisha aq shumë nevojë”, tha ajo.

Kujtojmë se Shakira dhe Pique kanë dy djem, Milan dhe Sasha.

Pique shakira tradheti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Abdixhiku: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e votojnë Bekim Sejdiun për president

19:01 / September 1, 2026

“Fiks Fare” bën ndryshim radikal, Olta Gixharit dhe Dorian Ramaliut u besohet moderimi i emisionit investigativ!

18:21 / September 1, 2026

Ish-kryeministri jep dorëheqjen edhe si deputet

17:56 / September 1, 2026

LDK vulos marrëveshjen me LVV-në, Kryesia miraton kandidaturën e Bekim Sejdiut për president

17:21 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.