Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Iu vë flakën ullinjve në Kashar, arrestohet në flagrancë 59-vjeçari

10:53 / September 15, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zjarr1 770x385 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Tiranës njofton se ka arrestuar një 59-vjeçar në Kashar, pasi dyshohet se ka djegur sipërfaqe të tëra me ullinj e me pemë frutore në Kashar.

Sipas policisë, zjrri kishte përmasa të mëdha. Uniformat blu të kryeqytetit fton qytetarët të denoncojnë çdo rast paligjshmërie.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Vijojnë operacionet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e krimeve mjedisore.

Arrestohet në flagrancë një 59–vjeçar, për zjarrvënien në fshatin Kashar nr. 2.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, ditën e djeshme, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Kashar nr. 2, në vendin e quajtur “Pompat e ujit”, kishte rënë zjarr dhe për pasojë zjarri kishte dalë jashtë kontrollit duke përfshirë sipërfaqe më të madhe, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta kanë identifikuar dhe vënë në pranga autorin e zjarrvënies, shtetasin K. Xh., 59 vjeç. Si pasojë e përhapjes së zjarrit janë djegur dhjetëra rrënjë ullinj dhe pemë frutore, në pronësi të shtetasve D. Xh., Sh. K. dhe R. K.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Policia e Tiranës apelon për të gjithë banorët e qarkut Tiranë, që në asnjë rast të mos kryejnë pastrime me anë të djegies apo të ndezin zjarr dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Falsifikonin dokumente europiane për t’i shitur, pranga dy të rinjve në Tiranë! Sekuestrohen shuma parash

12:02 / November 11, 2026

Rinas/ Kontrolle në kufi, arrestohen dy persona në kërkim

11:05 / November 11, 2026

Aksident në aksin drejt Tunelit të Krrabës, plagosen nënë e bir

10:30 / November 11, 2026

Ekzekutohet shqiptari 39-vjeçar në Spanjë, u qëllua për vdekje në tarracën e lokalit

20:01 / November 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.