Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Iva Tiço na mëson si të qëndrojmë elegante duke ngrënë

19:43 / November 14, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
iva Tico
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Në programin “Rudina” ka qenë e ftuar gazetarja Iva Tiço, e cila ka rrëfyer për librin e saj të parë si përkthyese, “Madame Chic”.  Një libër i mbushur plot me ngjarje gazmore, këshilla praktike dhe që të mbush me dëshirë që të vlerësosh gjithë gjërat e mira që ke dhe të jetosh bukur.

Tiço tregon se libri ka ndikuar dhe ndryshuar jetën e saj.

“Për disa gjëra unë e gjeta veten dhe thashë unë qenkam “Madam Chic”. Disa të tjera i ndryshova gjatë kohës kur po e përktheja, kryesisht me gjëra që kanë të bëjnë me rregullin e shtëpisë. Kisha qenë pa e ditur franceze, për sa i takon të ushqyerit. Ka një kapitull të rëndësishëm në libër për të ushqyerin dhe unë nuk e dija që isha kaq franceze në ushqim.

Ajo zbuloi dhe sekretin francez të të ushqyerit, si të jesh e hollë duke ngrënë.

“Shumë e thjeshtë, mjafton të hash vaktet e rregullta, në oraret e sakta, në tavolinë asnjëherë me nxitim. Dhe të mos hash kurrë në mes të vakteve, përveç pjesës së ushtrimeve fizike. Këto gjëra unë i kisha në jetë”.

Gjithashtu Tiço është edhe autore e librit “Për vete”.  Libri është i guximshëm, thyes tabush, ku shtrohen çështje ekzistenciale të një brezi të tërë, ku ngrihen pyetje, ku ndoshta dhe fshihen pyetje edhe më shqetësuese, por që ndihen se pulsojnë nën shtresën e dukshme, që autorja e ka ndërtuar të tillë, që ne të dimë të depërtojmë poshtë saj.

Në pamje të parë shkrimet mund të duken grimca të jetës së një gruaje të re e single. Personazhet e librit nuk janë vetëm vajzat single, por edhe burrat single. Ata që shkojnë së bashku me to në fundjava, ata të lidhjeve-provë, ata që hiqen besnikë dhe nuk janë, ata që mashtrojnë, gënjejnë, ata që duan thjesht të shtojnë listën e ‘fitoreve’ të tyre./tvklan.al

Elegante Iva Tico
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas ndarjes, Vanesa Sono thyen heshtjen për raportin me Indrin

16:49 / May 31, 2026

Alex Rodriguez dhe Jaclyn Cordeiro ndahen pas tre vitesh lidhje

15:00 / May 31, 2026

Miqësia që mbeti në të kaluarën? Karlie Kloss nuk pritet në dasmën e Taylor Swift

13:42 / May 31, 2026

“Ta mora kalanë”, urimi epik i Mozzik në ditën e lindjes së Lotinës

12:30 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.