Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Ivanka Trump është kandidate për të marrë drejtimin e Bankës Botërore

09:52 / January 12, 20192 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
ivanka
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Vajza e presidentit amerikan Donald Trump, njëkohësisht edhe këshilltarja e tij Ivanka, është një nga kandidatet kryesore për të zëvendësuar presidentin e Bankës Botërore në largim koreanojugorin Jim Yong Kim.

 Kështu raporton e përditshmja Financial Times, sipas së cilës administrata Trump tashmë ka si detyrë të bëjë rekomandimin e saj për kreun e ri të institucionit madhor dhe përveç bijës së presidentit mendohet se mund të përfshihen zv. sekretari i marrëdhënieve me jashtë David Malpass, drejtori i USAID Mark Green, apo dhe ish-ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley.

Banka Botërore me bazë në Uashington, u themelua pas Luftës II Botërore për financimin e projekteve të zhvillimit në vendet e varfra dhe tradicionalisht është drejtuar nga një amerikan.

Ndryshe nga kandidatët e tjerë, Ivanka nuk ka eksperiencën e nevojshme në tregti ndërkombëtare, por ka qenë në sferën e biznesit. Para se të vinte në Shtëpinë e Bardhë ajo drejtonte sektorine blerjeve në organizatën e biznesit Trump, dhe drejtonte linjën e saj të modës Ivanka Trump e cila u mbyll verën e kaluar.

 Presidenti Trump kishte përmendur Ivankën dhe si zëvendësuese të ambasadores në largim Nikki Haley, por përfundimisht emëroi zyrtaren e Departamentit të Shtetit, Heather Nauert pas ngritjes së shqetësimeve për nepotizëm.

Banka ivanka
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Gjermania godet një grup që dyshohej se po planifikonte sulme ndaj emigrantëve

11:00 / May 21, 2025

Sapo ishte rikonstruktuar, shembet çatia e kullës së famshme Fengyang në Kinë

10:20 / May 21, 2025

Hungaria tërhiqet nga gjykata e Hagës

22:09 / May 20, 2025

Kurti: Kandidatura e Haxhiut nuk tërhiqet, të gatshëm për kompromise për qeverinë

21:34 / May 20, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.