Jetnor Zhaboli me profesion ekonomist do të përballet me drejtësinë pasi mbajti të izoluar në banesë, nënën, gruan dhe vajzën e mitur. Ai kishte instaluar kamera në çdo cep të banesës madje edhe në dhomën e gjumit dhe në tualet dhe i monitoronte nga celulari, kur nuk ishte në banesë.
Kishte montuar bllokues valësh që familjaret të mos bënin telefonata të pa kontrolluara. Kjo jetesë i kishte shkaktuar stres bashkëshortes së tij e cila kishte tentuar vetëvrasjen. Në banesë policia gjeti dy letra që gruaja kishte shkruar për familjaret e saj, ku iu linte lamtumirën dhe u kërkonte falje.
Lexo edhe :
Related Posts
Këtë dhunë e përjetonte edhe nena e tij e cila ishte e pafuqishme për të kundërshtuar të birin dhe për të mbrojtur nusen dhe nipërit.