Janë 10 mijë deri në 20 mijë qytetarë indianë që Izraeli synon të punësojë në muajt e ardhshëm për të mbushur boshllëkun e lënë nga palestinezët, roli i të cilëve ishte jetik në ndërtimin izraelit si dhe në sektorë të tjerë, por që u dëbuan nga vendi pas sulmit të Hamasit më 7 tetor.
Këtyre i shtohen mijëra tajlandez që u kthyen në shtëpi pas sulmit të Hamasit, si dhe shumë punëtorë të huaj që u larguan nga Izraeli.
“India do të jetë një ndër furnizuesit më të mëdhenj të punëtorëve të ndërtimit në Izrael në vitet e ardhshme”, tha Shay Pauzner, zëvendësdrejtor i përgjithshëm i Shoqatës së Ndërtuesve të Izraelit, për Ëashington Post.
Vendimi për t’iu drejtuar Indisë, shpjegoi Pauzner, vjen pas “vendimit për të parandaluar punëtorët palestinezë të vijnë në Izrael që nga fillimi i luftës”.