Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Izraeli: Libanezët e kanë të ndaluar të lëvizin në jug

10:00 / November 29, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
144a8948 f747 46af 9d50 9be0451a130e cx0 cy9 cw0 w1597 n r1 st s sd sd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Banorët e Libanit e kanë të ndaluar të lëvizin në një varg fshatrash dhe në rrethinat e tyre në jug të vendit, deri në një njoftim të radhës, tha të premten zëdhënësi i Ushtrisë Izraelite, Avichay Adraee.

Izraeli tha se hapi zjarr të enjten ndaj atyre që i cilësoi si “të dyshuar” që mbërritën me vetura në disa zona në jug, duke theksuar se ata e shkelën armëpushimin mes tij dhe grupit të mbështetur nga Irani, Hezbollah, i cili hyri në fuqi të mërkurën.

Hezbollahu, i cili e kontrollon Libanin jugor, është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka vendosur në listën e zezë krahun e tij të armatosur, por jo edhe partinë e tij politike.

Ligjvënësi nga radhët e Hezbollahut, Hassan Fadlallah, e akuzoi Izraelin për shkeljen e marrëveshjes.

“Armiku ynë, Izraeli, po i sulmon ata që po kthehen në fshatrat kufitarë”, tha Fadlallah për gazetarë, pas një seance parlamentare, duke shtuar se “këto janë shkelje nga ana e Izraelit, edhe në këtë formë”.

Ushtria izraelite tha gjithashtu të enjten se e goditi një ndërtesë të përdorur nga Hezbollahu për ruajtjen e raketave me rreze të mesme në jug të Libanit.

Ky ishte sulmi i parë i tillë prej se armëpushimi hyri në fuqi mëngjesin e së mërkurës.

Në një postim në X të premten, Adraee u bëri thirrje banorëve të Libanit të mos kthehen në më shumë se 60 fshatra në jug, duke thënë se kushdo që lëviz përgjatë vijës së theksuar jugore “e rrezikon vetveten”.

Ushtria e Libanit e akuzoi më herët Izraelin për shkeljen e armëpushimit disa herë të mërkurën dhe të enjten.

Këmbimi i akuzave e vë në pah brishtësinë e këtij armëpushimi, i cili u ndërmjetësua nga Shtetet e Bashkuara dhe Franca për t’i dhënë fund luftës 14-mujore.

Ky armëpushim do të zgjasë 60 ditë, me shpresën se do të çojë drejt një marrëveshjeje që i jep fund luftës përfundimisht.

Sipas kushteve të armëpushimit, forcat izraelite kanë kohë deri në 60 ditë për t’u tërhequr nga jugu i Libanit, por asnjëra palë nuk lejohet të nisë operacione sulmuese.

Armëpushimi përfshin fillimisht ndaljen e luftimeve për dy muaj dhe kërkon që Hezbollahu t’i largojë trupat e armatosura nga Libani jugor, ndërsa trupat izraelite duhet të kthehen në anën e tyre të kufirit.

Mijëra trupa të tjera libaneze dhe paqeruajtëse të OKB-së do të zhvendosen në jug, ndërsa një panel ndërkombëtar i kryesuar nga Shtetet e Bashkuara do ta mbikëqyrë zbatimin e këtyre kushteve./Rel

izrael liban
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Këshilli i Sigurimit miraton planin e paqes për Gazën, mbështet planin e Presidentit Trump

08:27 / November 18, 2025

Iu publikuan email-e me Epstein, ish-drejtuesi i Harvardit tërhiqet nga angazhimet publike

08:19 / November 18, 2025

Bedri Hamza zgjidhet kryetar i PDK-së

18:34 / November 17, 2025

Trump kërkon 5 miliardë dollarë dëmshpërblim për montazh të rremë, BBC: S’ka bazë për padi

08:44 / November 17, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.