Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Izraeli nis një ofensivë të re të zgjeruar në Rripin e Gazës

10:00 / May 17, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
72572725 1004 sd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ushtria izraelite ka nisur një ofensivë të re në Rripin e Gazës, bëhet e ditur. Veprimet e para synojnë të fitojnë kontrollin mbi pikat e rëndësishme strategjike.

Ushtria izraelite njoftoi se ka filluar një ofensivë të re të zgjeruar në Rripin e Gazës. Ushtria e bëri këtë të ditur të premten (16.05.)në shërbimin e mesazheve të shkurtra X. Qëllimi fillestar i Operacionit Gideon’s Chariots është të fitojë kontrollin mbi disa zona të Rripit të Gazës. Për këtë qëllim, ushtria kapi pika të rëndësishme strategjike gjatë ditës, “duke kryer sulme të gjera dhe duke mobilizuar trupa”, u tha.

Operacioni ushtarak që po zhvillohet tani është hapja e fazës për “arritjen e qëllimeve të luftës” – duke përfshirë lirimin e pengjeve dhe shkatërrimin përfundimtar të organizatës terroriste Hamas, u tha më tej. Sipas raporteve të mediave izraelite, sulmet synojnë gjithashtu të sigurojnë hyrjen e trupave të tjera ushtarake.

Kritika të ashpra nga Kombet e Bashkuara

Kreu i Zyrës së OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, dënoi në mënyrë të ashpër ofensivën e re të Izraelit. “Duket si një shtysë për transferim të përhershëm të popullsisë në Gaza që shkel ligjin ndërkombëtar dhe barazohet me spastrimin etnik”, tha Türk në Gjenevë. Bombardimet çojnë në zhvendosje të mëtejshme.

Ofensiva e re e paralajmëruar nga qeveria izralite

Qeveria izraelite kishte njoftuar kohët e fundit se do të zgjeronte operacionet ushtarake në Rripin e Gazës. Mediat izraelite kishin raportuar se kjo do të ndodhte pas përfundimit të udhëtimit të Trump në rajon, e nëse deri atëherë nuk do të ishte arritur një marrëveshje e re për Gazën. Ndërkohë Trump e përfundoi vizitën e tij disaditore në rajonin e Gjirit. Një marrëveshje e re duket se nuk ka gjasa të arrihet.

Raportime për duzina viktimash në Rripin e Gazës

Sipas autoritetit shëndetësor të kontrolluar nga Hamasi në Gaza, duzina njerëzish u vranë. Informacioni, i cili nuk bën dallim mes luftëtarëve dhe civilëve nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur. Sipas raportimeve, ka pasur sulme masive, veçanërisht në veri të zonës.

Ofensiva e re ushtarake pritet të përkeqësojë më tej gjendjen e vështirë të njerëzve në Rripin e Gazës me popullsi të dendur, mjaft e shkatërruar pas më shumë se një viti e gjysmë lufte. OKB-ja dhe organizatat humanitare paralajmërojnë për zi buke./DW

izraeli kontroll ofensive rripin e gazes zgjeruar
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.