Në reagimin e saj Ministria e Jashtme e Izraelit shkruan në rrjetet sociale.
“Njohja e Shtetit të Palestinës nuk është gjë tjetër veçse një shpërblim për grupin xhihadist Hamas, i inkurajuar nga lidhja e tij me Vëllezërinë Myslimane në Mbretërinë e Bashkuar. Vetë udhëheqësit e Hamasit e pranojnë hapur: kjo njohje është pasojë direkte, “fruti” i masakrës së 7 tetorit. Mos lejoni që ideologjia xhihadiste të përcaktojë politikën tuaj.”
