Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Izraeli planifikon dhënien e dozës së katërt të vaksinës

08:55 / December 22, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
VAKSINIM 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Izraeli ka thënë se planifikon të bëhet shteti i parë që ofron dozën e katërt të vaksinës kundër koronavirusit, teksa ky shtet përgatitet për një valë infektimesh të nxitur nga varianti Omicron i këtij virusi.

Ekspertët për pandemi në Izrael kanë rekomanduar një dozë të katërt për personat mbi moshën 60-vjeçare dhe punëtorët shëndetësorë.

Kryeministri izraelit, Naftali Bennett e ka mirëpritur këtë plan dhe u ka thënë zyrtarëve që të nisin përgatitjet.

Ky njoftim vjen pasi Izraeli ka konfirmuar vdekjen e parë të një pacienti të infektuar me variantin Omicron.

Ministria e Shëndetësisë në këtë shtet ka identifikuar të paktën 340 raste me këtë variant.

Vendimi për dozën e katërt duhet të miratohet nga zyrtarë të lartë shëndetësorë, mirëpo zyra e kryeministrit ka thënë për transmetuesin britanik, BBC se shpreson që doza e katërt të jepet katër muaj pas dozës së tretë.

Ndonëse Izraeli është ndër shtetet që ka zhvilluar më së shpejti fushatën e vaksinimit, vetëm rreth 63 për qind e popullsisë prej 9.3 milionë banorëve kanë marrë të dyja dozat.

Kjo gjë është arsyetuar me faktin se popullsia e Izraelit është relativisht e re dhe një e treta e popullsisë është nën moshën 14-vjeçare.

Për të rritur shkallën e vaksinimit, Izraeli tani vaksinon edhe fëmijët nga mosha pesëvjeçare.

Prej shpërthimit të pandemisë, Izraeli ka regjistruar më shumë se 1.36 milion raste të infektimit me koronavirus.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopins, rreth 8,200 persona kanë vdekur me këtë virus në Izrael./REL

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ukraina godet rafinerinë e Gazprom/ Sulmi në Moskë, me raketa balistike “Pelican”

12:21 / September 21, 2026

Studentët e Kosovës marshojnë në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, kundër aktgjykimeve të Dhomave të Specializuara

12:15 / September 21, 2026

PDK dorëzon në Kuvend Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

11:29 / September 21, 2026

Trump dhe Macron takohen sot në New York/ Çfarë do të diskutojnë?

11:17 / September 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.