Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Izraeli planifikon të mbyllë kanalin televiziv “Al Jazeera”

19:51 / October 29, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
edited 404495small
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lufta ndërmjet Izraelit dhe Hamasit po shoqërohet me lajme të rreme, që gazetarët përpiqen t’i verifikojnë. Por sipas korrespondentes së Zërit të Amerikës Robin Guess, masat e situatës së jashtëzakonshme përmes të cilave Izraeli po ndalon kanalin televiziv Al Jazeera mund të krijojnë hapësirë për censurë në një peizazh tashmë të paqëndrueshëm lajmesh dhe informacioni.

Në kuadër të përshkallëzimit të fushatës ushtarake ndaj Hamasit, Izraeli ka ndërmarrë hapa për të goditur një media të cilën e akuzon se po përkrah grupin militant. Si pjesë të rregullave të situatës së jashtëzakonshme, Izraeli ka përfshirë një plan për të mbyllur zyren e kanalit televiziv Al Jazeera për shkak të transmetimit, sipas autoriteteve izraelite, të propagandës së Hamasit.

Kritikët e këtij plani thonë se përpjekjet për të heshtur gazetarët apo një organizatë të tërë mediatike janë cenzurë. Drejtorja ekzekutive e organizatës “Neni 19” për lirinë e shtypit, Quinn McKew thotë se një veprim i tillë është shqetësues.

“Ndalimi i qasjes ndaj informacionit dhe mbyllja e një agjencie legjitime lajmesh, siç është Al Jazeera, kurrë nuk duhet pranuar lehtësisht dhe ky është një hap shqetësues i humbjes së një burimi të besueshëm lajmesh, që krijon një hendek informacioni për audiencat në mbarë botën dhe Lindjen e Mesme.”

Konflikti ndërmjet Izraelit dhe Hamasit është shoqëruar me dezinformata dhe keqinformime të qëllimshme si mjet lufte. Informacionet e pavërteta janë të dukshme në internet, sidomos në rrjetet sociale. Organizatat për mbrojtjen e mediave thonë se roli i organizatave mediatike për të demaskuar dezinformimin është qenësor dhe se asnjë zë nuk duhet heshtur. Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve dhe ekspertë të tjerë të medias po nxisin Izraelin të mos e ndërmarrë një hap të tillë drastik.

Radioja publike amerikane NPR ka një ekip prej tetë gazetarësh që po mbulojnë luftën nga terreni. Drejtuesi i kësaj medie, John Lansing, që dikur drejtonte Agjencinë Amerikane për Media Globale, brenda së cilës funksionon edhe Zëri i Amerikës – thotë se detyra parësore e gazetarëve është e vërteta.

“Vetëm vigjilencë. Pavarësisht a bëhet fjalë për Zërin e Amerikës, transmetuesin NPR apo gazetën New York Times, duhet ta kemi të qartë, se krejt çfarë kemi është besueshmëria Çdo gjë që kërcënon besueshmërinë e asaj që njerëzit lexojnë apo shikojnë është dështim, dhe ne duhet gjithmonë t’iu japim përparësi audiencave tona.”

Ministria izraelite e Informimit nuk iu përgjigj kërkesës së Zërit të Amerikës për të komentuar. Por ministritë e informimit dhe të mbrojtjes akuzojnë kanalin Al Jazeera për njëanshmëri pro-Hamasit dhe për përhapje të propagandës. Izraeli thotë se e konsideron raportimin e Al Jazeera-s kërcënim ndaj sigurisë kombëtare, ushtarëve dhe civilëve të tij. Al Jazeera nuk iu përgjigj kërkesës së Zërit të Amerikës për koment.

Por kodi i etikës së publikuar nga kjo organizatë mediatike thotë se gazetarët e saj duhet të sillen në përputhje me vlerat e paanësisë dhe pavarësisë. Disa organizata për mbrojtjen e mediave thonë se Al Jazeera nuk është një organizatë mediatike çfarëdo që shpërndanë dezinformata. 

“Ata ofrojnë një këndvështrim shumë interesant, të balancuar dhe të veçantë. Mbyllja dhe heqja e tij nga transmetimi do të ishte një hap rrënqethës për lirinë e shprehjes dhe në atë rajon, do të hapte rrugën për kufizime dhe shtypje tp tjera tp tp drejtave”.

Me përshkallëzimin e konfliktit, ekspertët e mediave po përcjellin me kujdes lëvizjet që mund të kufizojnë mbulimin e ngjarjeve nga dy anët e luftës./Voa

Al Jazeera izraeli
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Lamallari: Sakrifica e Enea Mekollit do të kujtohet me respekt, autori do të përballet me forcën e ligjit

10:08 / June 4, 2026

Aktiviteti “Bread and Heart Festival” në Tiranë, policia njofton kufizimin e përkohshëm të lëvizjes në Sheshin Skënderbej

09:57 / June 4, 2026

Vrasja e policit në Maliq/ Reagon Rama: Nderim i përjetshëm për dëshmorin e atdheut, dënim maksimal për autorin

09:52 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.