Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Izraeli sulmon Bejrutin, Hezbollahu bazat ushtarake izraelite

11:01 / November 17, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 443c7ff5223073f9c6f6de1abd205bf4
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

IZRAEL- Ushtria izraelite tha se ka kryer sulme ajrore në Bejrut më 17 nëntor dhe ka sulmuar caqe të Hezbollahut, grupit militant dhe partisë politike që kontrollon shumicën e jugut të Libanit.

Sulmet izraelite në Bejrut u kryen disa orë pasi Hezbollahu, që mbështetet nga Irani, tha se ka sulmuar bazat ushtarake izraelite përreth qytetit të Haifës.

Shtëllunga tymi u panë në periferitë jugore të kryeqytetit libanez, pasi ushtria izraelite lëshoi urdhër për evakuimin e banorëve nga tri zona.

Më tej në jug, gjatë natës Izraeli ka kryer sulme ajrore dhe me artileri që kanë goditur qytezën e Kiamit, rreth 6 kilometra larg nga kufiri, raportoi Agjencia Kombëtare e Lajmeve e Libanit të dielën në mëngjes.

Bombardimet u kryen pasi ushtria izraelite raportoi për një sulm “të rëndë me breshëri raketash” në Haifa në orët e vona të së shtunës, duke thënë se gjatë sulmeve u godit një sinagogë dhe u plagosën dy civilë.

Izraeli ka intensifikuar sulmet ajrore në Liban që nga 23 shtatori dhe më pas ka nisur edhe një ofensivë tokësore, pasi për pothuajse një vit ai dhe Hezbollahu këmbyen zjarr në kufi pasi nisi lufta në Gazë.

Hezbollahu është grup i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara, ndërkaq Bashkimi Evropian ka futur në listën e zezë krahun ushtarak, por jo edhe grupin politik të grupit. Partia e Hezbollahut ka ulëse në Parlamentin libanez.

Periferitë jugore të Bejrutit që disa ditë po përballen me sulme të pareshtura të Izraelit, pasi kjo zonë konsiderohet bastion i Hezbollahut.

Gjatë së shtunës, ushtria izraelite tha se ka sulmuar “një depo të armëve” dhe një “qendër komanduese” të Hezbollahut.

Ushtria izraelite tha po ashtu se Hezbollahu ka gjuajtur rreth 80 predha drejt Izraelit të shtunën.

Autoritetet libaneze thonë se më shumë se 3.452 persona janë vrarë që nga tetori i vitit të kaluar dhe shumica e viktimave janë regjistruar që nga shtatori i këtij viti. Ndërkaq, Izraeli ka raportuar për 48 të vrarë gjatë luftimeve me Hezbollahun./REL

Hezbollahu izrael
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Në kërkim për pastrim parash/ Arrestohet në Dubai pronari i “Vlora Cable”, Nexhmedin Danaj

19:20 / September 1, 2026

Abdixhiku: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e votojnë Bekim Sejdiun për president

19:01 / September 1, 2026

Ministri Hoxha takon Nënsekretaren e Shtetit Allison Hooker: Shqipëri-SHBA avancojnë interesat e përbashkëta

18:42 / September 1, 2026

Ish-kryeministri jep dorëheqjen edhe si deputet

17:56 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.