Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Ja 29 shtetet që do paguajnë 7 euro për të hyrë në hapësirën Schengen, përfshihet edhe Shqipëria

09:45 / August 22, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 8200
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qytetarët shqiptarë, por jo vetëm edhe britanikët dhe amerikanët që duan të hyjnë në hapësirën Schengen, qoftë edhe për pushime verën e ardhshme, do të duhet të paguajnë një taksë prej 7 eurosh. Kjo për shkak se Sistemi i ri Evropian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (Etias) do të hyjë në fuqi në vitin 2025. 

Sipas këtij sistemi, qytetarët e vendeve joanëtare të BE-së, përfshi këtu edhe ata të Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara, Australisë dhe Kanadasë, do të duhet të plotësojnë, me një kosto saktësisht 7 euro, një formular për të kërkuar përjashtimin nga viza përpara se të hyjnë në Bashkimin Evropian. Këtu nuk bën pjesë vetëm Qipro dhe Irlanda që janë jashtë sistemit, por edhe Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Zvicra, të cilat nuk janë pjesë e BE-së, por ato janë në Shengen: pra në total 29 vende.

Siç shpjegon Komisioni në një shënim, Brukseli po zhvillon një sistem të ri të menaxhimit të kufijve dhe hyrjeve që siguron që sistemet kombëtare dhe evropiane të mund të komunikojnë me njëri-tjetrin. Sistemi i hyrjes/daljes (EES) do të automatizojë kontrollet kufitare dhe do të regjistrojë në mënyrë dixhitale mbajtësit e vizave për qëndrim të shkurtër dhe udhëtarët e përjashtuar nga viza, sa herë që kalojnë kufijtë e jashtëm për një qëndrim të shkurtër (deri në 90 ditë në një total prej 180 ditësh). 

Etias do të prezantojë një kërkesë të re udhëtimi për turistët, të cilët do të duhet të aplikojnë për një autorizim udhëtimi duke plotësuar një formular online dhe duke paguar një tarifë prej 7 euro.

Autorizimi do të zgjasë tre vjet ose deri në skadimin e pasaportës suaj, cilado qoftë e para. Sistemi i ri pritet të miratohet në janar 2025, por do të ketë një “periudhë tranzicioni gjashtëmujore”. 

Udhëtarët nën moshën 18 vjeç ose mbi 70 vjeç do të përjashtohen nga pagesa e taksës.

Shengen
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.