Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Ja çfarë bëri Fatos Nano 3 muaj para se të dorëzonte pushtetin”, Balla thumbon Bashën

18:40 / August 7, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
taulant balla fatos nano
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i ka bërë thirrje kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, dhe gjithë opozitës, të heqin dorë nga urdhrat.

Në studion e News 24, në rubrikën “Opinion”, numri dy i PS tha se Basha kishte urdhëruar sot kryebashkiakun e Kamzës, Xhelal Mziu, që të mos i lironte zyrën pasardhësit të tij të PS, Rakip Suli.

Lidhur me këtë, ai tregoi kohën kur ka qenë pjesë e kabinetit të Fatos Nanos, duke thënë se 3 muaj para se të dorëzonte pushtetin, e gjithë qeveria kishte bërë një punë intensive për përgatitjen e dosjeve.

“PD të heqë dorë nga urdhrat. Më thanë sot se Mziu është urdhëruar nga Basha për të mos liruar zyrën. Kam punuar na kabinetin e Fatos Nanos dhe them që 3 muaj para dorëzimit të pushtetit kanë qenë intensive për përgatitjen e dosjeve.

Jam njohur sot në disa bashki ku kanë qeverisur përfaqësues të opozitës, PD e LSI, me kontrata të paligjshme të lidhura dhe në orët e fundit të largimit, që janë të dëmshme. Është detyrë e kryetarëve të rinj që t’i bëjnë publike”, tha Balla.

Më tej, Taulant Balla iu përgjigj dhe Presidentit Ilir Meta, i cili vijon t’i kthejë mazhorancës ligje në Kuvend. Sipas Ballës, ky nuk është më një President i paparashikueshëm, ndërsa ngre dyshime për funksionimin e zyrës së tij, teksa ai ndodhet me pushime në mal.

“Ky President nuk është më i paparashikueshëm. Edhe kur është në majë të malit, nxjerr dekrete dhe kjo bën të kesh dyshime për mënyrën e funksionimit të zyrës së tij. Por kur ka bërë faje më të rënda, këto të voglat nuk na bëjnë më përshtypje.

Dua të sqaroj gafën skandaloze të bërë nga Presidenti, i njoftuar sot me dekretin për ta kthyer në Kuvend. Klasa e parë e fillores e di mirë se një ligj mund të hyjë në fuqi ditën që Presidenti jep dakordësimin, ose 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Ligji ka qenë që prej muajit shkurt dhe kam kërkuar të hyjë në fuqi edhe me pëlqimin e opozitës. Me këtë President Republike, gjithçka kthehet mbrapsht. Meta e pranon që ligji është i mirë. Me ç’sy e faqe mund t’i dalë para popullit ky President e t’iu thotë arsyen e kthimit të ligjit?”, deklaroi Balla.

Partisë Socialiste Taulant Balla
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

08:05 / June 4, 2026

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.