Qoftë një pemë që rrëzohet apo një ndryshim tektonik, diçka diku dhe atje ndryshon në mënyrë të pakthyeshme.
Prandaj, nuk është e pazakontë të pyesim veten:Si do të jenë këto evolucione në fund të këtij shekulli? Ja cilat janë 5 gjërat që mendohet se do të ndodhin në tokë në 100 vitet e ardhshme.
Qytetet nënujore
Për 800 vjet, njerëzit kanë matur vazhdimisht nivelin e detit. Dhe dekadat e fundit, studiuesit kanë prashikuar një rritje të nivelit të detrave, ndryshe nga ato që janë parë deri tani. Arsyeja kryesore është shkrirja e akullit nëpër pole.
Studimet e Panelit Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike, parashikojnë që niveli i detit do të rritet 2 metra gjatë 100 viteve të ardhshme. Efektet e një rritjeje të tillë, do të ishin mjaft katastrofike. 44 për qind e popullsisë së botës banon në qytetet bregdetare, dhe nivelet më të larta të detit do të detyronin shumë njerëz të lëviznin diku tjetër.
Zhdukjet e kafshëve
Lui Fihojos, regjisor i “National Geographic” dhe producent i dokumentarit “The Cove”, ka deklarur kohët e fundit se në 100 vitet e ardhshme mund të shohim zhdukjen e gjysmës së popullatës së kafshëve në Tokë.
Makina elektrike autonome
Ekspertët në Universitetin Xhorxhtaun në SHBA, mendojnë se deri në vitin 2040, 90 për qind e automjeteve në rrugë do të jenë elektrike, dhe shumë shpejt pas kësaj, automjetet me naftë dhe benzinë nuk do të ekzistojnë më.
Një botë e robotëve
Rej Kurcveil, drejtor i inxhinierisë në Google, deklaroi kohët e fundit se rritja eksponenciale e teknologjisë dhe robotikës, do të mbërrijë kulmin me një platformë mbarëbotërore në sistemet tona ekonomike brenda 100 viteve të ardhshme, dhe ndoshta edhe më shpejt.
Një Univers i zbuluar
Vitet e fundit, Observatori Jugor Europian, ka vënë në përdorim një teleskop shumë të madh, OËL. Me një dimetër prej 100 metrash, ai mund të analizojë me saktësi të madhe planetet pranë Tokës, të rreth 40 prej sistemeve më të afërta me sistemin tonë diellor.