Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ja çfarë parashikon marrëveshja në fushën e mbrojtjes mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar

14:24 / May 15, 20252 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
IMG 2189
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Në një ceremoni zyrtare të mbajtur në Kryeministri, Shqipëria dhe Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar nënshkruan marrëveshjen për forcimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes. Firmosja u bë në prani të kryeministrit Edi Rama, Kkryeministrit Sir Keir Starmer, Ministrit të Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu dhe përfaqësues të lartë të dy qeverive.

Kjo deklaratë përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt thellimit të marrëdhënieve strategjike ndërmjet dy vendeve dhe synon forcimin e kapaciteteve mbrojtëse dhe zhvillimin e industrisë së mbrojtjes.

Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar, përmes kësja marrëveshjeje shprehin vullnetin e përbashkët për të forcuar bashkëpunimin në fushën e prodhimit të pajisjeve të mbrojtjes, investimeve dhe marrëdhënieve industriale, me synim rritjen e sigurisë kombëtare dhe nxitjen e inovacionit teknologjik dhe zhvilluar partneritete me prodhues britanikë për prodhimin e mjeteve ushtarake dhe kapaciteteve të tjera, përfshirë mbrojtjen ajrore tokësore dhe sistemet kundër dronëve.

Po ashtu përmes kësja marrëveshjeje, palët shprehin interesin për të eksploruar mundësitë për eksporte të përbashkëta të pajisjeve të mbrojtjes drejt vendeve të treta, me interes strategjik dhe krijuar baza për trajnime të përbashkëta dhe bashkëpunim ndërmjet Forcave të Armatosura të të dy vendeve.

Kjo marrëveshje nuk përbën një angazhim financiar apo ligjërisht detyrues për asnjërën palë, por vendos themelet për bashkëpunime të mëtejshme përmes marrëveshjeve të posaçme, në përputhje me legjislacionin përkatës dhe angazhimet ndërkombëtare. Ky zhvillim konfirmon angazhimin e Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar për një partneritet të fortë në fushën e mbrojtjes, për stabilitet rajonal dhe siguri ndërkombëtare.

Rama starmer tirana UK
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Do të fitonte PD në Elbasan nën drejtimin e tij? Boçi: Alizoti punoi mirë, ky qark ka specifikën e vet

21:51 / June 19, 2025

Çfarë ndodhi në festën e PS? Rama me kritika për kryebashkiakun e Vlorës

20:40 / June 19, 2025

Samiti në Hagë do të konfirmojë Shqipërinë si mikpritëse të samitit të NATO-s në vitin 2027

20:27 / June 19, 2025

”Zyshe shyqyr që të kemi”, Rama: Shqetësohuni ditën kur do mungojë Gramozi, atëherë s’do jem as unë

19:52 / June 19, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.