Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ja cili do të vendosë drejtësinë në ndeshjen Gjeorgji-Shqipëri, arbitri i fatit për kuqezinjtë!

09:55 / October 13, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 1728772218xar bitri 949
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

GJEORGJI – UEFA i ka dhënë një rëndësi të veçantë takimit të kësaj të hëne që Shqipëria luan në Ligën e Kombeve përballë Gjeorgjisë në Tbilsi. Fitorja në këtë sfidë mund të jetë përcaktuese për rrugëtimin e dy skuadrave, ndaj për këtë arsye, organizata që drejton futbollin në kontinent, ka caktuar një gjyqtar të njohur.

Holandezi Dani Makeli, i cili drejton prej shumë vitesh në kompeticione të rëndësishme ndërkombëtare, do të jetë ai i cili do të ndajë drejtësi në sfidën e Tbilisit. Asistentë të tij do të jenë holandezët Hesel Stegstra dhe Jan de Vries, ndërsa gjyqtar i katërt është Allard Lindhout. Në VAR është caktuar Rob Dieperink, ndërsa në AVAR Ervin Blank.

Makeli është një emër i cili i sjell fat Shqipërisë, pasi në tre takime ku ai ka qenë i pranishëm më parë, ka regjistruar vetëm fitore. Makeli ka qenë gjyqtar i katërt në takimin që Shqipëria fitoi me shifrat 1-0 në Norvegji në mars 2013 falë golit spektakolar të Salihit. Ai drejtoi për herë të parë vetë Shqipërinë në shtator 2021, në ndeshjen ndaj Hungarisë, ku goli i Armando Brojës i dha suksesin kuqezinjve. Ndërkohë, takimi i tij i tretë dhe i fundit me Shqipërinë ishte në fitoren 3-0 ndaj Çekisë në tetorin e vitit të kaluar, që i hapi rrugë kualifikimit për në Euro 2024.

gjeorgji Shqiperi sport
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

Shqipëri-Izrael/ Kërkohet goli i parë në miqësore, nis pjesa e dytë e takimit

21:40 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.