Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ja identiteti grek që mbante Arben Spahiu, në burg për atentatin e dështuar ndaj ‘Otit’

17:28 / February 21, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pasaporte
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Fotoja që po shikoni tregon dhe identitetin grek që përdorte Arben Spahiu, kunati i Erion Alibejt që është vënë në pranga pasi akuzohet se kishte përgatitur një atentat dhe në bashkëpunim me Arsen Preçin, do të vriste Elton Kilën. Kjo kartë e kombësisë Greke mban foton e Spahiut, por një tjetër emër, Kostandinos Lolos. Ishte pikërisht ky mjet që u hodh në koshin e plehrave nga Spahiu, i cili u largua sapo pa policinë që çoi në zbardhjen e ngjarjes.

Spahiu e Preçi kishin marrë një makinë të vjedhur në Shkodër, e kishin mbushur me kallashnikovë dhe ishin në pritje të Kilës. Por, ndërhyrja e policisë, u prishi planet. Në largim e sipër, Spahiu hodhi çantën në kosh, por brenda saj kishte dokumentet e identifikimit, kapuçë dhe një armë zjarri. Kjo gjë solli dhe arrestimin e tij bashkë me Preçin. Sot, të dy kanë dalë para trupës gjykuese dhe kanë dëshmuar se nuk kanë lidhje me ngjarjen në fjalë.

Ky është atentati i katërt që është planifikuar për eliminimin e Kilës që dështon. Shkak për eliminimin e tij mendohet të jetë një hakmarrje e lidhur me kunatin e Alibejt, Arben Spahiu. Ai është vëllai i Ardit Spahiut, i vrarë në Belgjikë dhe i Rigers Spahiut, i arrestuar në tetor të 2022 pasi u kap me një arsenal armësh.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident në Shkodër, 27-vjeçarja humb kontrollin e mjetit, ndërron jetë këmbësorja që ecte në trotuar

17:21 / November 1, 2026

Tragjedi në Gjilan, 27-vjeçari gjendet i vdekur me foshnjen, arrestohet i ati

16:59 / November 1, 2026

Nga 2 nëntori shërbimi i hemodializës i kalon shtetit

16:38 / November 1, 2026

Çfarë ndodhi me 22-vjeçarin në Librazhd? Makina përfundoi 150 metra në greminë, i riu i plagosur

15:03 / November 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.