Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ja kush fiton zgjedhjet nëse nuk do ketë koalicione parazgjedhore. Votat që fituan PS, PD dhe LSI në 2 zgjedhjet e fundit

19:54 / June 15, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
basha rama2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, sipas marrëveshjes që u nënshkrua nga palët në 5 qershor, do të lejohen koalicionet parazgjedhore.

Por ai dokument i firmosur nga Gjiknuri, Bylykbashi, Vasili dhe Hajdari kundërshtohet nga opozita parlamentare, e cila ka kërcënuar se nuk do ta japë votën nëse nuk përfshihet edhe çështja e ndryshimit të sistemit zgjedhor.

Por bashkë me këtë kusht, një nga krerët e grupeve parlamentare opozitare, Nimet Musai, deklaroi se ata janë edhe për ngritjen e pragut elektoral në 5 % dhe moslejimin e koalicioneve parazgjedhore.

Një ide të tillë dje e mbështeti edhe deputeti i PS-së Adnor Shamti, që theksonte në një postim në Facebook se ka ardhur koha që partitë të çlirohen nga kryetarët dhe duhet të hapet sistemi, si dhe të eliminohen koalicionet parazgjedhore që çdokush të provojë forcën e vërtetë në elektorat.

Por si kanë rezultuar votat për partitë në dy zgjedhjet e fundit? Si në 2013-ën, edhe në 2017-ën, Partia Socialiste ka dalë parti e parë, duke mbledhur më shumë vota. Në 2013-ën, kur kishte koalicione parazgjedhore, PS-ja arriti të marrë 713 mijë vota, ndërsa 4 vite më vonë, e vetme, pa koalicione, i shtoi votat me 60 mijë më shumë.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me LSI-në, e cila nga 2013-ta në 2017-ën i ka shtuar votat e saj me 45 mijë. Ndërkohë, me Partinë Demokratike ka ndodhur e kundërta, pasi nga 2013-ta në zgjedhjet e 2017-ës ajo ka një ulje të ndjeshme me gati 80 mijë vota më pak. Po ashtu, ulje ka pësuar aleati më besnik i demokratëve, PR-ja, që në 2017-ën ka marrë 1/10 e votave që kishte marrë në 2013- ën.

Gjithashtu një rënie të ngjashme me PR-në kanë edhe partitë e tjera të pozitës së bashkuar në 2017-ën, kur nuk kishte koalicione parazgjedhore, dhe Lulzim Basha vendosi që disa prej aleatëve të tij t’i përfshinte në listat e mbyllura të PD-së. Ata ishin pjesa më e madhe në vende të sigurta dhe të gjithë, me përjashtim të Agron Dukës, u futën në Parlament.

Ndërkohë, një nga aleatët e Partisë Demokratike, PDIU-ja ka rritje të numrit të votave që ka marrë nga 2013-ta në 2017-ën. Bashkimi i votave që kanë marrë partitë e opozitës së bashkuar në 2017 rezultojnë të jenë më shumë nga ato që ka marrë PS-ja po në ato zgjedhje.

VOTAT NË ZGJEDHJET E 2013-ës
Partia Socialiste 713.407
Lëvizja Socialiste për Integrim 180.470
Partia Demokratike 528.373
Partia Republikane 52.168
Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet 44.957
Partia Socialdemokrate 10.220
Totali, opozita e bashkuar: 805,968

VOTAT NË ZGJEDHJET E 2017-ës
Partia Socialiste 764.791
Lëvizja Socialiste për Integrim 225.975
Partia Demokratike 456.481
Partia Republikane 3.217
Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet 76.064
Partia Socialdemokrate 14.987
Totali, opozita e bashkuar: 761.737

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Protesta ishte një dhuratë”, Rama flet pas takimit me ministrat: Ja çfarë u diskutua në Pogradec

19:20 / August 24, 2026

Mbyllet pas 9 orësh, mbledhja e qeverisë në Pogradec

18:46 / August 24, 2026

“Pasqyrë Albania” – Si do funksionojë platforma e re, e njoftuar nga Edi Rama?

17:39 / August 24, 2026

Silvio Gonzato mbyll misionin dhe falenderon shqiptarët për mikpritjen: Besoj në të ardhmen evropiane të Shqipërisë

17:18 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.