Nëse Ahmetaj detyrohet të lërë mandatin e deputetit, në mënyrë vullnetare ose me kërkesë të SPAK, në listën e PS në qarkun Tiranë është Dallëndyshe Bici, që sipas votës preferenciale ka marrë më shumë vota.
Pak ditë më parë Bici zëvendësoi Artan Lamen në krye të Kadastrës dhe nëse Bici nuk do ta marrë mandatin e deputetit, atëherë do jetë juristi Plarent Ndreca që e merr mandatin e deputetit, pasi sipas votës preferenciale ka marrë 4008 vota në qarkun e Tiranës.
