Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Ja ndryshimet ligjore për të përfituar rritjen e ndihmës ekonomike, kategoritë që përfitojnë

12:06 / September 26, 20224 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pensionistet liria
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Është publikuar tashmë vendimi i qeverisë për sa i përket vazhdimit të mbështetjes financiare për disa kategori shoqërore që kanë shumë vështirësi për të përballuar gjendjen e ndërlikuar ekonomike. Kryefamiljaret me dy fëmijë deri në moshën 18 vjeç, pensionistët që jetojnë vetëm dhe pa asnjë lloj pensioni, familjarë të pensionistëve që s’marrin pension, viktimat e trafiqeve, të dhunës në familje, etj. do të përfitojnë nga mbështetja e qeverisë në kuadër të ndihmës ekonomike për përballimin e shtrenjtimit të çmimeve të produkteve, shërbimeve dhe kostos së jetesës. Vendimi hyn në fuqi në datën 1 tetor.
Rritet me 900 lekë ndihma për viktimat e trafiqeve dhe dhunës në familje
Këshilli i Ministrave miratoi propozimin e Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, që të rritet nga 9 mijë lekë në 9900 lekë në muaj ndihma ekonomike për viktimat e trafikimit (refugjatë, prostitucion), viktimat e dhunës në familje dhe për jetimët. Këto ndryshime janë kryer në pikat 7, 8, 9 të kreut III për VKM nr. 617 “Për përcaktimin e procedurave, të dokumentacionit dhe të masës mujore të përfitimit të ndihmës ekonomikedhe përdorimit të fondit shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike”, të ndryshuar. Që nga 1 janari 2022, këto grupe përfituan 3-fishim të ndihmës ekonomike.

Ndihmë dhe për gratë kryefamiljare me 2 fëmijë deri në 18 vjeç dhe të moshuarit
Teksa në janar u dha ndihmë për gratë kryefamiljare që kanë minimumi 3 fëmijë deri në moshën 18 vjeç, këtë herë janë përfshirë edhe nënat që kanë 1 ose 2 fëmijë të grupmoshës 0-18 vjeç. Këto gra do të përfitojnë dyfishin të pagesës ekzistuese, sipas strukturës së familjes.

Gjithashtu, pensionistët e vetmuar që nuk marrin pension social ose pleqërie, do të përfitojnë dyfishin e mbështetjes financiare nga shteti. Në këtë vendim të Këshillit të Ministrave do të përfshihen dhe kategoria e anëtarëve të familjes së një pensioni që nuk merr asnjë lloj pensioni. Edhe për këtë kategori, ndihma do të dyfishohet në vlerë monetare nga shteti . Në fund, qeveria do të rrisë me 10% ndihmën për të gjitha familjet e tjera do të shtohet me 10%.
Vendimi i plotë nr.617 i qeverisë, datë 22 shtator 2022
Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr.597, datë 4.9.2019, të këshillit të ministrave, “për përcaktimin e procedurave, të dokumentacionit dhe të masës mujore të përfitimit të ndihmës ekonomike dhe përdorimit të fondit shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike”, të ndryshuar. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 12, pikat 1 e 8, e 21, të ligjit nr.57/2019, “Për asistencën sociale në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave vendosi: 1. Në kreun III, të vendimit nr.597, datë 4.9.2019, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa: a) Në pikat 7, 8 dhe 9, fjalët “… 9 000 (nëntë mijë) lekë në muaj …” zëvendësohen me “… 9 900 (nëntë mijë e nëntëqind) lekë në muaj …” b) Pas pikës 16 shtohen pikat 16/1, 16/2 dhe 16/3, me këtë përmbajtje: 16/1. Gratë kryefamiljare, përfituese në programin e ndihmës ekonomike, që kanë në përbërje të familjes deri në dy fëmijë të moshës nga 0 në 18 vjeç, përfitojnë dyfishin e masës së pagesës ekzistuese të ndihmës ekonomike, sipas strukturës së familjes. 16/2. Përfituesit e programit të ndihmës ekonomike, që kanë mbushur moshën 65 vjeç, të vetmuar, dhe nuk trajtohen me pension pleqërie apo pension social, përfitojnë dyfishin e masës së pagesës ekzistuese të ndihmës ekonomike. 16/3. Anëtarët e familjeve përfituese të programit të ndihmës ekonomike, që kanë mbushur moshën 65 vjeç dhe nuk trajtohen me pension pleqërie apo pension social, përfitojnë dyfishin e masës së pagesës ekzistuese të ndihmës ekonomike, sipas strukturës së familjes. c) Pikat 17 dhe 18 ndryshohen, si më poshtë vijon 17. Masa e ndihmës ekonomike për familjet, që nuk përfitojnë sipas pikave 16/1, 16/2 dhe 16/3, të këtij kreu, rritet me dhjetë për qind më shumë të masës së pagesës ekzistuese, sipas strukturës së familjes. 18. Masa e ndihmës ekonomike sipas pikave 16, 16/1, 16/2, 16/3 dhe 17, të këtij kreu, përllogaritet nga Shërbimi Social Shtetëror, bazuar në masën e pagesës ekzistuese, sipas strukturës së familjes, përpara hyrjes në fuqi të këtij vendimi. 2. Ngarkohen Shërbimi Social Shtetëror dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi më 1 tetor 2022 dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dëmet nga protestat në Tiranë kapin vlerën e 2.15 milionë eurove, Tatimet nisin verifikimet për 127 bizneset e dëmtuara

10:40 / October 23, 2026

Raporti/ Doganat në 9 muaj humbën 63.4 milionë euro nga kursi i këmbimit, çmimi i lartë i karburantit rriti të ardhurat doganore

20:29 / October 22, 2026

Shtatori me afro 2 mijë biznese të reja, tregtia dhe turizmi sektorët e preferuar

14:42 / October 22, 2026

FMN rishikon me rritje ekonominë shqiptare/ Gjatë vitit 2026 parashikohet një rritje me 3.5%, ulet inflacioni

14:24 / October 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.