Planetet kanë personalitetin e tyre dhe kur kalojnë nga një shenjë në tjetrën ndikojnë edhe tek ne në forma të ndryshme. Gjithashtu çdo planet ka shenjën e tij të preferuar dhe kur e viziton astrologjikisht gjërat shkojnë mirë për të gjithë. Por nëse shkojnë për vizitë tek një shenjë që nuk e pëlqejnë sepse energjia nuk është e mirë, atëherë të gjithë kemi ndjesi sikleti dhe nuk ndihemi rehat.
Astrologët e quajnë këtë koncept “essential dignity” dhe ju jep atyre të dhënat e duhura për mënyrën si ndikon një planet i caktuar tek secila shenjë. Ndaj hyni dhe shikoni planetet që ndodhen në shenjën tuaj dhe raportin e tyre me shenjën e diellit. Nëse raporti i shenjës së diellit me planetin që udhëheq shenjën tuaj është i mirë, na lejoni t’iu themi se jeni të bekuar astrologjikisht.