Sfida e një prindi, sidomos e nënës, është vënia në gjumë e fëmijëve. Kjo, pasi gjumi është një pjesë e rëndësishme për të vegjlit.
Një nga temat më të trishta për të cilat argumentojnë prindërit është nëse fëmijën natën duhet ta lënë të qajë apo ta qetësojnë.
Mirëpo, një studim i kohëve të fundit, thotë se fëmijët duhet të qajnë para se të flejnë gjumë.
Këtij debati i ka hyrë edhe profesoresha e ekonomisë, njëkohësisht nëna e dy fëmijëve, Emily Oster.
Sipas The Sun, Oster shprehet se nëse e lini fëmijën të qajë pa e kontrolluar, nuk është një gjest i duhur, por megjithatë, ajo thekson se fëmijët duhet t’i lini të qajnë para se të flejnë.
Arsyeja se përse duhet të ndodhë, nënvizon profesoresha është pasi ato do të jenë në gjendje të bëjnë gjumë më të rehatshëm dhe në mëngjes janë më të lumtur.