Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ja perse vitmaina B7 quhet ndryshe dhe vitamina e bukurisë

16:03 / January 23, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Vitamina
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të gjitha arsyet pse duhet të filloni që sot të merrni B7-n, vitaminën e bukurisë dhe rinisë së përjetshme

Lëkura është organi më i madh në trupin e njeriut, e për pasojë edhe më e ekspozuara ndaj veprimit të radikaleve të lira, toksinave të ndryshme në produktet kozmetike, por edhe atyre që qarkullojnë në ajër, por edhe ndryshimet e temperaturave. Me kalimin e viteve lëkura humbet elasticitetin si pasojë e reduktimit të kolagjenit, por edhe butësinë dhe shkëlqimin. Sigurisht që ky është një proces tejet natyrale, mirëpo e dini që mund ta frenoni falë një vitamine të vetme?

E kemi fjalën për biotinën, njohur ndryshe si vitamina e bukurisë së përjetshme, thelbësore për bukurinë dhe mirëmbajtjen e lëkurës, thonjve dhe flokëve.  Por jo vetëm, vitamina B7 (biotina) luan një rol të rëndësishëm edhe në procese të ndryshme fiziologjike: stimulon prodhimin e hemoglobinës, një substancë që transporton qelizat e kuqe të gjakut dhe, rrjedhimisht, edhe oksigjenin;  lehtëson tretjen, ndihmon metabolizmin të mbajë nën kontroll nivelet e larta të sheqerit, etj.

BIOTINA DHE LËKURA

Biotina ose ndryshe Vitamina B7 nuk arrin dot të krijojë depozita në trup, prandaj ne përiudha te caktuara ajo duhet marrë në formën e kapsulave, sidomos për të parandaluar psoriazën dhe dermatitin seborroik. I njohur ndryshe edhe si ekzema seborroike, ai është një çrregullim i lëkurës që prek skalpin e kokës, fytyrën dhe trupin. Paraqitet si një inflamacion i lëkurës, që shoqërohet me kruajtje dhe skuqje.

BIOTINA DHE FLOKËT

Flokët tuaj duken si mos më keq, ju bien vazhdimisht ose ju këputen sa herë që i krihni? Ndoshta është momenti të shtoni në regjimin tuaj ushqimor ushqime të pasura me biotinë.  Flokët tuaja do të jenë më të forta, më të buta e më voluminoze se kurrë më parë, si dhe s’do të keni probleme më zbokthin. Kjo është arsyeja pse vitamina B7 është pjesë përbërëse e shumë produkteve për flokët.

E dini cilat janë ushqimet më të pasura me vitaminë B7? Ka shumë ushqime që përmbajnë biotinë, ndaj bëni mirë t’i shtoni në regjimin tuaj, si mish viçi, lope,mëshqerre dhe kau; salmoni, veza (e verdha e vezës është një burim i pasur i biotinës), bizelet, thjerrëzat, farat e lulediellit, bananet etj.

tirananews.al vitmaina B7
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në një pallat 4-katësh në Lezhë, disa persona përfundojnë në spital të lënduar dhe nga asfiksia

17:37 / November 7, 2026

Skema mbështetëse për fëmijët me aftësi ndryshe, ministrja Spahiu nga Gjirokastra: Përfitojnë rreth 10 mijë prej tyre, në 2027 hyn në zbatim

15:18 / November 7, 2026

The Banker: Investitorët po zbulojnë potencialin e Shqipërisë

14:24 / November 7, 2026

Deputetët në krye të protestës, mungon Berisha/ Pas qëndrimit përpara Kryeministrisë, PD nis marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, aty ku janë studentët

14:18 / November 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.