Trajneri i njohur shqiptar, Agim Canaj, i ftuar në emisionin “Sport News Plus” komentoi derbin Tirana-Dinamo, si një ish i të dyja klubeve duke analizuar dhe diferencën e këtij derbi më atë Tirana-Partizani.
Derbi – “Ndryshimi i vetëm ndërmjet derbeve Dinamo-Tirana dhe Tirana-Partizani është agresiviteti që ka në fushë dhe tribuna. Dinamon e ka karakterizuar qetësia, dhe prandaj ka marrë emrin “nëndetëse”” në fushë dhe tribunë.
Prandaj është shfaqur në Kupë e Kampionat qëkur kemi luajtur ne. Duke qenë dinamovit, e kam parë me shumë qetësi të dyja ndeshjet, dua të them që Tirana është skuadër ku është investuar shumë ndër vite.
Tirana – Këtë vit kanë investuar shumë në skuadër dhe individ, dhe janë shfaqur si grup. Ndeshjen në Shkodër e pashë me shumë vëmendje, më bën përshtypje që ka lojtarë shumë të mirë në sulm dhe mesfushë, aty ku Tirana ka dominuar. Ishte shumë herë më kompakte, në humbjen dhe marrjen e topit, më e shpejtë se Dinamo.
Me dy tre takime e ka kapur në kundërsulme dhe i ka shënuar, ky është futbollit shfrytëzon boshllëqet që Dinamo i kishte në qendër të mbrojtjes apo të mesfushës. Ka mos-stabilitet në situata të caktuara.
Dinamo – Është Dinamo që i ka munguar kampionatit, bëhet nga fillimi, por kompaktësia është thelbësore në një skuadër. Dinamo ka një mënyrë loje dhe nuk e kemi parë në situata të tjera”, – u shpreh Canaj.
