Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Ja sa do të jetë rritja e trajtimit financiar për efektivët e Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes

10:45 / October 12, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
faa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Efektivët e Agjencisë së Sistemeve të Ndërlidhjes e Informacionit (ASNI), Njësisë Ushtarake të Sigurisë Kibernetike (NJUSK) dhe ata të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes (AISM) përfitojnë rritje të konsiderueshme në pagesën shtesë për kushte të veçanta pune e shërbimi.

Sipas vendimit të qeverisë, miratuar në mbledhjen e fundit, përfshihen edhe këto kategori, pjesë e Forcave të Armatosura, që do të përfitojnë trajtim më të mirë financiar, duke e bërë këtë sektor tërheqës për profesionistët e fushës.

Në rishikimin e masës së shtesës që i është bërë këtyre pozicioneve, përcaktohet që ajo të variojë:

– nga 13.000 lekë në muaj deri në 20.000 lekë në muaj për punonjësit e Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes;
– punonjësit e Njësisë Ushtarake të Sigurisë Kibernetike do të përfitojnë një trajtim nga nga 50.000 deri në 70.000 lekë në muaj,
– ndërsa efektivët e Agjencisë së Sistemeve të Ndërlidhjes së Informacionit do të kenë një trajtim financiar nga 35000 lekë deri në 40000 lekë në muaj.

Synimi i Ministrisë së Mbrojtjes është jo vetëm që Forcat e Armatosura të kenë efektivë të mirëtrajnuar, të mirëpaguar, por edhe që të jenë tërheqëse për profesionistët e fushave të ndryshme, të nevojshëm për të përballuar sfidat e kohës.

FA shtesa
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026

Arseniku në bukë, reagon Kuvendi/ Deputetët kërkojnë analiza shtesë

20:21 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.