Pushtimi rus shkaktoi mbi 97 miliardë dollarë dëme të drejtpërdrejta në Ukrainë deri më 1 qershor, por shifra për ta rindërtuar mund te shkoje rreth 350 miliardë dollarë. Shifra është bërë publike nga një raport i publikuar të premten nga Banka Botërore, qeveria ukrainase dhe Komisioni Evropian, raporton Reuters.
Raporti thotë se Ukraina kishte pësuar gjithashtu 252 miliardë dollarë humbje përmes ndërprerjeve në flukset e saj ekonomike dhe prodhimit, si dhe shpenzimet shtesë të lidhura me luftën, ndërsa zhvendosja e një të tretës së të gjithë ukrainasve pritej të rriste shkallën e varfërisë në 21%, nga vetëm 2% para luftës.
Në përgjithësi, raporti vlerësoi se nevojat për rindërtim të Ukrainës do të arrinin 349 miliardë dollarë, që nga 1 qershori, ose rreth 1.6 herë më shumë se produkti i brendshëm bruto i vendit 200 miliardë dollarë më 2021.
