TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

”E donte shumë jetën”, vajza e Mirush Kabashit: Do i mungojë familjes e skenës! La pas pasuri të madhe

12:22 / December 6, 2023

”Shtëpia” në Gjermani, ekipi kuqezi do stërvitet në kompleksin ku qëndroi Brazili e Real Madrid

12:14 / December 6, 2023

Homazhet për Mirush Kabashin, kolegët: Ishte një figurë shumëdimensionale, i papërsëritshëm

11:58 / December 6, 2023

Një tjetër reper heq dorë nga muzika për fenë

11:54 / December 6, 2023

Sali Berisha akuzon ministrin e Brendshëm: Sot Balla përfaqëson narko-shtetin në Komisionin e Sigurisë

11:48 / December 6, 2023
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Pa kategori

Ja sfidat e shqiptarëve në vitin 2019?

19:16 / January 1, 20193 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Nga Enver Robelli

Viti që lamë pas ka paralajmëruar kthesa të mëdha – në politikën botërore, por edhe në nivel lokal. Se si do të përballen shqiptarët me vështirësitë e reja në vitin 2019, do të varet edhe nga aftësia e klasës politike në Prishtinë e Tiranë, e cila viteve të fundit jo përherë ka qenë për duartrokitje.

Në 6 muajt e ardhshëm janë disa sfida: në janar numri i pasagjerëve shqiptarë në linjën Prishtinë-Vjenë-Hagë do të rritet; do të shtohen presionet për «zgjidhjen» e çështjes së Kosovës – dhe edhe pas «zgjidhjes» (eventuale) pakënaqësia do të jetë e madhe në shoqëri; në qershor do të vendoset nëse Shqipëria do të fillojë negociatat për anëtarësim në BE. Në rast se ndonjë shtet anëtar i BE-së e bllokon këtë plan, qeveria aktuale në Tiranë do të gjendet nën presion edhe më të madh.

Ky presion tashmë ka filluar nga studentët, sepse jo vetëm ata janë lodhur nga politika e «performansave artistike», improvizimeve, tenderomanisë, folklorizmit dhe popullizmit. Nëse lufta e bandave të Shkodrës brenda 2 muajsh merr jetën e 6 vetave, siç ka ndodhur sivjet, dhe nëse kjo luftë arrin deri në lagjet e Brukselit dhe e detyron edhe qeverinë e këtij vendi të ndërhyjë – atëherë kjo tregon gjendjen alarmante në disa pjesë të Shqipërisë.

Si matanë Drinit, si këndej vazhdon papërgjegjësia masive ndaj resurseve publike, keqpërdorimi i parasë publike, manipulimi ose tentimi për manipulim i tenderëve, hallakatja e arkës publike me qëllim të zhvatjes janë bërë pjesë e kulturës së përditshme politike.

Ndëshkimin nga ana e BE-së e kanë përjetuar kudo shqiptarët. Mund të bëhet një debat i gjatë nëse Brukseli gabon që ndëshkon qytetarët dhe jo pushtetarët. Qeveritë perëndimore flasin me të zgjedhurit e një populli. Është përgjegjësia e popullit kur i zgjedh ata. Askush nuk i ka penguar maqedonasit të zgjedhin partinë e Nikolla Gruevskit. Sa më shumë pushtet që kanë autokratët, aq më paranoikë bëhen. Gruevski bleu një veturë të blinduar që i kushtoi buxhetit mbi gjysmë milioni euro. U dënua për këtë dhe duhej të shkonte në burg. Iku në Hungari.

Për shkak të sistemit të kalbur juridik dënimi i një (ish-)kryeministri, presidenti apo ish-presidenti s’mund të merret me mend në viset shqiptare. Pakkush beson se politikanët shqiptarë nuk kanë bërë krime më të mëdha financiare. Por, si shumë akterë të jetës publik edhe këta gëzojnë lirinë e palaços. Të jesh i korruptuar në viset shqiptare është edhe cool, sepse kësisoj tregon se je i fortë. Mbi ligjin. Në psikikën shqiptare ekziston një lloj fascinimi për të jashtëligjshmin.

A do të ketë ndryshim në këtë qasje në vitin 2019? Nuk shihen shenja të qarta. Përkundrazi – gjithnjë e më shumë po shitet si akt guximi kur njerëz që do të duhej të denonconin të keqen bëhen tok dhe mbrojnë politikanët e korruptuar prej të cilëve jo rrallë përfitojnë. 20 vjetori i fillimit të bombardimeve të NATO-s do të ishte një moment i mirë për të bërë bilancin. Por, bilancin e bëjnë shoqëritë që janë të vetëdijshme për pusin ku janë fundosur. Ajo ditë e bilancit nuk duket e afërt shikuar nga perspektiva e 31 dhjetorit 2019. Por, gjatë historisë shpesh ka ndodhur që në çastet më të papritura të shihet shpresë. Për atë duhet punuar të gjithë

politika sfidat Shqiptare
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Momente paniku në fushë për Armando Brojën

18:09 / December 3, 2023

Hapet votimi për golin më të bukur të eliminatoreve, Shqipëria i vetmi shtet me dy futbollistë në garë

14:19 / November 28, 2023

Moment historik: Katër shqiptarë fitojnë në zgjedhjet në SHBA

23:44 / November 9, 2023

Meta: Miliarda euro janë marrë borxh, shqiptarët duhet të alarmohen

16:38 / November 7, 2023
Add A Comment

Leave A Reply Cancel Reply

LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
Favela Beach Bar
Favela Beach Bar
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Homazhet për Mirush Kabashin, kolegët: Ishte një figurë shumëdimensionale, i papërsëritshëm

11:58 / December 6, 2023

Marrëveshja për refugjatët, opozita bllokon Komisionin e Sigurisë. Mbledhja kalon online

11:43 / December 6, 2023

“Na duhet turizmi i luksit”, Rama: Njerëzit e zakonshëm mund të marrin të ardhura më të mëdha

11:00 / December 6, 2023

“Vrasjen e mësova nga gazetat”, Blendi Teta mohon përfshirjen në ekzekutimin e ish-policit Santiago Malko

10:30 / December 6, 2023
Raporto Tani
Te fundit

”E donte shumë jetën”, vajza e Mirush Kabashit: Do i mungojë familjes e skenës! La pas pasuri të madhe

12:22 / December 6, 2023

”Shtëpia” në Gjermani, ekipi kuqezi do stërvitet në kompleksin ku qëndroi Brazili e Real Madrid

12:14 / December 6, 2023

Homazhet për Mirush Kabashin, kolegët: Ishte një figurë shumëdimensionale, i papërsëritshëm

11:58 / December 6, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.