Në një intervistë ekskluzive për Tirananews Adriatik Alimadhi, deputeti i opozitës së re në Kuvend dhe kreu i Ballit Kombëtar, tregon të vërtetën e ngjarjes së ndodhur një ditë më parë ku u publikua një video ku dukej se ai është sulmuar verbalisht nga disa persona.
“Ti nuk je ballist, por plehrë e Gramoz Ruçit. Në emër të popullit mos flisni”, dëgjohej t’i thoshte një person në video.
Alimadhi tregon se askush nuk e ka detyruar të dalë nga lokali, apo të lërë drekën në mes. Ai thotë se aty kishte disa persona të cilët filluan të thërrisinin: “Rama ik, Rama ik, poshtë Rama, Gramoz Ruçi, të shiturit e tjer”.
Më pas Alimadhi shton se: “Pasi konsumuam drekën, u çuam për të ikur këtu ishte provokimi i tyre duke na fyer, sharë, kërcënuar, përdorur edhe një fjalor rrugaçësh, por treguam gjakftotësin tonë për të mos avancuar akoma situata”
Sa i takon situatës poltike në vend, kreu i Ballit Kombëtar shprehet se është kundër shkakrimit të Metës, pasi ky nuk është një interes kombëtar i Shqipërisë.
Ndëkohë që thotë se, Kuvendi është duke pasur një fluks shumë të lartë punë në mënyrë që të kalojë sa më shumë ligje në Kuvend duke shfrytëzuar situatën.
LEXONI INTERVISTËN E PLOTË
Si e shihni parlamentin sot?
Për mua personalisht është një eksperiencë e re, por po shoh që ka një ngarkesë në projkt-ligje apo vendime dhe norma të tjera juridike, gjithashtu mesa po kuptoj dhe mendoj, pozita kerkon t’i kalojë shpejtë e shpejtë duke shfrytëzuar situatën politike dhe mendoj që kjo është shumë gabim.
Keni pasur kontakte nga opozita këto kohë direkt apo përmes të tretëve që të riktheheni tek ajo?
Sigurisht me personalitete që njohin parimet dhe kemi normat e mirkuptimit kemi shkëmbyer mendimet për situatën politike dhe për veprimin tim për marrjen e mandatit, gjithesesi është proçes në vazhdimësi.
A do e votoni shkarkimin e Metës?
Kam votuar kundër nisjes se proçedurave për shkarkimin e Presidentit, sepse nuk e kërkon interesi kombëtar i Shqipërisë, kur të gjitha pushtetet i ka marrë mazhoranca. Aktualisht është ngritur komisioni hetimor dhe jam anëtar i këtij komisioni, do ndjek dhe do jap kontributin tim në interes të vendit tim.
Në media po qarkullon një video ku ju largojnë nga një lokal ku ishit nisur për të drekuar bashkë me një mikun tuaj. Si e shihni këtë sulm?
Më duhet ta sqaroj situatën drjetësisht sepse portale, media të ndryshme kanë mashtruar opinioni publik.
Ne restorant mbërrita me një kolegun tim z. Zef Shtjefni, u ulëm në tavolinë, sa na njohën filluan të flisni Rama ik, Rama ik, poshtë Rama, Gramoz Ruçi, të shiturit e tjer, me kolegun vazhduam dhe drekuam për qejfin tonë. Ky grup njerzish përcollen informacion që ne ishim aty, kam bindjen se dikush i porositi që ta regjistronin dhe të bënin foto, por edhe të na provokonin, për të realizuar këtë poshtërsi, askush nuk mundet të më largojë nga çdo vend ku mundet që unë të shkoj, pra kemi përfufnduar drekën, kur ne u nisëm për të ikur filloj prapaskena. Pas gati një ore e gjysem, pasi konsumuam drekën, u çuam për të ikur këtu ishte provokimi i tyre duke na fyer, share, kërcënuar, përdorur edhe një fjalor rrugaçësh, por treguam gjakftotësin tonë për të mos avancuar akoma situata. Kjo është një vepër penale.
A i njihni ata persona?
Po, personat i njoh të gjithë, çdo gjë është në proçedure ligjore, do vendosim së bashku me kolegun tim z. Zef Shtjefni.
Keni patur kërcënime të tjera për pranimin e mandatit gjatë kësaj kohe?
Po, por sot nuk është koha dhe momenti për t’i thënë, kur situata politike të ketë stabilitetin e plotë, do të më duhet t’i them të gjitha mbi jetën time.
