Këngëtarja Rezarta Shkurta ka zbuluar se së bashku me partnerin e saj, Ermal Hoxha, kanë nisur një kurs për tango. Ajo ka treguar se i është dashur shumë kohë që ta bindë Ermalin për një gjë të tillë, por në fund ia ka arritur qëllimit.
Rezarta poston herë pas here foto apo video në “Instastory”, ku ata të dy shfaqen duke kërcyer. E kështu ka bërë edhe ditën e sotme, teksa ka zbuluar edhe një sekret për vajzat.
“Mirëmëngjesi. Ja si bindet partneri të kërcej edhe kur nuk do”, shkruan Rezarta bashkëngjitur me videon ku bashkëshorti i saj shfaqet i ulur në një karrige, teksa ajo i afrohet duke kërcyer në mënyrë sensuale.
Në videon në fjalë, këngëtarja shfaqet e veshur seksi me një “jumsuite”, ndërsa Ermali me një kostum sportiv.




