Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Ja si do të aplikohet për përfitimin e Paketës së Dytë financiare (formulari i posaçëm)

11:06 / April 16, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tatime 750x375 1 696x348 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njoftoi tatimpaguesit dhe individët e interesuar se për ndihmën financiare, po punon intensivisht për të implementuar paketën e ndihmës financiare 2, përfitues të së cilës do të jenë një numër i konsiderueshëm punonjësish të bizneseve të vogla dhe atyre të mëdha.

Aktualisht, subjektet me qarkullim vjetor deri në 14 milionë lekë, të mbyllura sipas urdhrave të MSHMS, po aplikojnë për përfitimin e ndihmës financiare për punonjësit e tyre dhe ky proces vijon me ritme të larta, si për pranimin e kërkesave, verifikimin e kritereve dhe më pas pagesën e ndihmës financiare në llogaritë bankare të individëve përfitues.

Aplikimi për përfitimin e ndihmës financiare sipas paketës nr. 2 do të kryhet online, nëpërmjet e-filing, në tatime.gov.al, me anë të një formulari të posaçëm, për plotësimin e të cilit po merren të githa masat e nevojshme që të jetë sa më i thjeshtë, dhe ndërkohë edhe verifikimi i të dhënave dhe kritereve të kryhet me procese të cilat kërkojnë kohë të shkurtër për miratim.

Duke qenë se, aplikimi për ndihmën financiare sipas Paketës nr.2 do të kryhet me Formular të ndryshëm nga ai i Paketës nr.1, dhe do të vlejë për mijëra individë të cilët nuk ishin përfitues sipas VKM nr.254 datë 27.03.2020.”

Në njoftim thuhet se “Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve i bën thirrje të gjithë tatimpaguesve, për të shmanguar rritjen fiktive të numrit të aplikimeve, të mos plotësojnë formularin që aktualisht mund t’i shfaqet në system, pasi ai vlen vetëm për përfituesit sipas Paketës nr.1

Në një njoftim të dytë, do t”u informojmë në lidhje me kriteret që duhet të plotësohen dhe mënyren e aplikimit për përfitimin e ndihmës financiare sipas Paketës nr.2″

Administrata tatimore theksoi se mbetet e angazhuar maksimalisht për të ofruar ndihmë dhe informacion për çdo individ apo subjket të interesuar, si dhe për të vijuar në zbatimin rigoroz të këtij procesi, në përpjekjen e përbashkët për menaxhimin sa më mirë të situatës së emergjencës të krijuar nga COVID-19.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Karakaçi: Shqipëria përmbushi detyrimet në fushën e energjisë!

18:42 / August 21, 2026

Shqipëria përfiton 61 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së, Karakaçi: Rezultat i reformave në energjetikë

15:37 / August 21, 2026

Verifikim digjital për mallrat e akcizës, Shqipëria me sistem modern të pullave fiskale

11:23 / August 21, 2026

Falja me kusht, Doganat: Afat deri më 31 dhjetor për detyrimet e periudhës 2015-2019

16:04 / August 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.