Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Ja si i përgjigjet Gazment Bardhi pyetjes se a duhet të dorëhiqet Basha

12:36 / March 10, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Untitled 4
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazment Bardhi u pyet sot nga gazetarët se a duhet që Lulzim Basha të japë dorëheqjen nga kreu i Partisë Demokratike? Ndërkohë, përgjigjja e tij ishte se PD-ja ka nevojë për një analizë të thellë përpara se të dilet në konkluzione.

Më tej, ai ka shtuar se beson se për PD-në nuk është askush i pazëvendësueshëm. Për rezultatin negativ në zgjedhjet e 6 marsit, Bardhi ka thënë se PD është në një krizë prej disa muajsh dhe kjo ka ndikuar ndaj sipas tij duhet analiza për atë çfarë ka ndodhur.

“E kam thënë që ditën e parë pas 6 marsit se nuk mund të dalësh në konkluzione pa pasur proces në institucione. Do shprehem pas mbledhjes dhe këto ditë i kam shfrytëzuar për analizë për qëndrimin që duhet të mbajë kryesia e PD. Nëse e gjithë gjendja që është PD sot, e ka dëmtuar këtë parti dhe procesi i analizës duhet të jetë serioz. Cilido që pa kryer procesin e analizës del në konkluzione nënkupton që nuk ka në interes të parë atë të demokratëve.” tha Bardhi.

“Në çdo qëndrimin timin në politikë kam pasur koherencën dhe interesin e demokratëve. Këtyre parimeve unë nuk do u iki deri ditën e fundit.”

Sipas Bardhit nuk mund tu ikësh përgjegjësive duke u larguar nga postet në parti.

“Unë nuk mendoj dhe nuk besoj që secili prej nesh nuk ka përgjegjësi për situatën. Por askush të mos mendoj që duke ikur u ikën përgjegjësive. Ndaj duhet të jetë proces i plotë. Është gjë e thjeshtë të themi po ikim.”

“Demokratët kanë nevojë për përgjegjësi. Nuk e trajton dot PD vetëm në ditë të mira dhe në ditë të vështira largohesh.”

“Në PD nuk ka njerëz të pa zëvendësueshëm në pozicione. Por nuk mund ta thjeshtëzosh problemin e PD në një emër apo dy karrige. Kjo është të mos mendosh për PD-në. Gjendja në PD nuk i ndihmon demokratët dhe duhet të gjejmë një zgjidhje”

“Ka një problem prej disa muajsh në PD që ka hequr vëmendjen nga aty ku duhej . Nuk ka përfunduar problemi.” tha Bardhi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Armë dhe municion luftarak në makinë, pranga 38-vjeçarit në Tiranë

17:54 / October 4, 2026

Vihet në kontroll situata në Margëlliç, zjarri preku edhe varrezat e fshatit

17:30 / October 4, 2026

Tragjedi për dy shqiptarë në Greqi/ Përplasen motori dhe monopatina, humbin jetën dy të rinjtë

17:04 / October 4, 2026

Ligji për Specialen/ Deputetët shqyrtojnë nesër ndryshimet e propozuara

16:22 / October 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.