Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ja si mund të siguroni punë në SHBA (Kriteret)

08:01 / April 21, 20173 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ambasada amerikane 655x346 1492754442 9158003
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ambasada Amerikane në Tiranë shpall kriteret për Programin Veror të Punësimit, ku aplikimi për këtë program për 2017-ën ka nisur që prej datës 1 Mars.

Sipas Ambasadës “në vitet e mëparshme, nxënësit shqiptarë kanë udhëtuar në qytete të ndryshme në të gjithë Shtetet e Bashkuara, ku ata përjetuan kulturën amerikane me anë të Programit Veror të Punësimit. Ata nga ana tjetër ndanë kulturën dhe gjuhën e tyre me komunitetet pritëse dhe dhanë një përvojë reciprokisht të dobishme ndërkulturore në këmbim”, thuhet në njoftim.

Kriteret
Për të marrë pjesë në Programin Veror të vitit 2017 të Punësimit, aplikantët duhet të përmbushin kriteret e mëposhtme:
-Ata duhet të jenë studentë me kohë të plotë në një universitet të akredituar së fundmi, të cilët kanë përfunduar të paktën një semestër të vitit të parë të universitetit.
-Duhet të zotërojnë mirë gjuhën angleze dhe të kenë rezultate të mira shkollore.
-Çdo student duhet të jetë i aftë të demonstrojë se ai/ajo do të kthehet në Shqipëri në përfundim të programit. Studentët e vitit të fundit, mund të aplikojnë, por ata mund të kenë më shumë vështirësi për të dhënë prova të lidhjeve të mjaftueshme me Shqipërinë. Për ata që kanë ndjekur më pak se një vit universitet, koha e studimeve, mund të mos konsiderohet një investim i konsiderueshëm në shkollim aq sa të krijojë lidhje me Shqipërinë.
-Ata duhet të kenë një vend pune të konfirmuar në Shtetet e Bashkuara, në kohën e intervistës.
-Studentët me kohë të pjesshme, me korrespondencë, ashtu si edhe ata që ndjekin shkolla profesionale, ata që mësojnë në distancë, dhe shkolla të mesme për të rritur, nuk kualifikohen për Programin Veror të Punësimit.
-Ne nuk mund të miratojmë vizat e Programin Veror të Punësimit për studentët që nuk marrin pjesë në një institucion plotësisht i akredituar. Studentët që ndjekin programet e akredituara brenda institucioneve të pa akredituar nuk do të pranohen. Ambasada nuk mund të miratojë çdo aplikim që nuk i plotësojnë kriteret e mësipërme.

Që nga 24 dhjetori i 2015, vetëm studentë nga disa Institucione të Arsimit të Lartë mund të marrin pjesë në këtë program. Për më shumë informacion mund të merrni në https://al.usembassy.gov/sq/vi…
Në përfundim thuhet se Ambasada do të vazhdojë të monitorojë zhvillimet në sistemin arsimor dhe të rishikojë këtë udhëzim si të nevojshëm.

10 vite më parë, Ambasada e SHBA kujton vizitën e Bush në Tiranë: Histori në foto
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook ka kujtuar vizitën e George W Bush në Tiranë, në qershorin e viti 2007.

Në postimin e Ambasadës thuhet se vendi ynë priti shumë ngrohtë Bushin i cili shënjoi vizitën e parë të një presidenti amerikan në Shqipëri, duke theksuar mbështetjen tonë entuziaste të SHBA-ve. “#HistoriNëFoto! Shqiptarët dalin në rrugët e Tiranës për të pritur presidentin amerikan George W. Bush më 10 qershor, 2007.

Bush u prit shumë ngrohtë në vizitën e parë të një presidenti amerikan në vendin e Ballkanit, dikur i mbyllur ndaj perëndimit dhe tashmë një mbështetës entuziast i Shteteve të Bashkuara. (Foto AP/Visar Kryeziu)”, shkruhet në postimin e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë.

Amerike Pune Viza
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja/ Rritet nafta, ulet me 1 lekë benzina

13:49 / June 4, 2026

INSTAT: Kostoja në ndërtim u rrit me 1,1% në tremujorin e parë të vitit 2026

13:15 / June 4, 2026

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.