Të mërkurën në mbrëmje, Real Madrid do të ndeshet me Paris Saint-Germain për ndeshjen e kthimit të fazës së 1/8-ve të Chamions League. Kujtojmë që ndeshja e parë u mbyll me fitoren e ngushtë 1-0 të PSG-së në minutat e fundit me një gol të Kylian Mbappe. Kështu, madrilenët nuk do e kenë aspak të lehtë kualifikimin në këtë përballje.
Megjithatë, skuadra e drejtuar nga italiani Carlo Ancelottit ka ende një shans për të ndryshuar rezultatin.
Nacho ose Marcelo
Ferland Mendy nuk do të jetë në dispozicion të Carlo Ancelottit për shkak të suspendimit dhe trajneri italian ka vendosur të mos kalojë David Alaba në mbrojtje të majtë.
Kjo do të thotë se do të jetë ose Nacho Fernandez ose Marcelo ata që do të zëvendësojnë francezin, me skenarin më të mundshëm që produkti i akademisë së Real Madrid të vijë për Mendy.
Kroos është në dyshime
Toni Kroos u stërvit të hënën dhe vendimi përfundimtar nëse do të jetë i disponueshëm pritet të merret pas seancës së së martës.
Nëse ai mungon, Real Madrid do të humbasë lojtarin që dikton tempon për “Los Blancos” në mesfushë. Ndërkohë, Casemiro do të mungojë në lojë për shkak të pezullimit, që do të thotë se Eduardo Camavinga dhe Fede Valverde mund të startojnë në mesfushë përkrah Luka Modric.
Edhe pse mungesa e Kroos nuk është konfirmuar, me shumë gjasa do të jetë Modric ai që do të jetë përgjegjës për marrjen e rolit të tij.
Presion i lartë në fushë
Ideja e Ancelottit është që skuadra e tij Real Madrid të ushtrojë presion të lartë në fushë në ndeshjen e së mërkurës në Estadio Santiago Bernabeu.
“Los Blancos” e vunë në praktikë në pjesën e parë të ndeshjes së ligës kundër Real Sociedad të shtunën e kaluar, ku mbrojtësit e skuadrës kundërshtare duhet të merrnin vendime të nxituara.
Megjithatë, PSG mburret me sulmues të klasit të lartë si Kylian Mbappe, Lionel Messi dhe Neymar, të cilët mund të krijojnë rrezik në kundërsulm.
Pozicioni i krahut të djathtë
Ancelotti do të duhet të zgjedhë mes Marco Asensio dhe Rodrygo Goes kur bëhet fjalë për lojtarin që do të startojë përkrah Vinicius Junior dhe Karim Benzema në sulm.
Asensio është më shumë një kërcënim sulmues për sa i përket golave të shënuar në krahasim me Rodrygo këtë sezon, por nuk duhet përjashtuar që tekniku italian të zgjedhë sulmuesin brazilian.
Atmosfera e Bernabeut
PSG luajti ndeshjen e parë në fushën e tyre, por tifozët e Real Madridit pritet të luajnë një rol të madh në përpjekjen e ekipit të tyre për të ndryshuar ndeshjen në Estadio Santiago Bernabeu.
Ka shumë në rrezik kundër PSG-së, më shumë sesa thjesht kalimi në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, pasi dy modele klubesh janë përballë njëra-tjetrës dhe tifozët e Real Madrid janë të vetëdijshëm se atmosfera mund të jetë çelësi për ta shtyrë skuadrën e tyre drejt një suksesi.
