Shkencëtarët kanë zbuluar se konsumimi i përditshëm i lëngut të panxharit të sheqerit ul tensionin e gjakut. Hipertensioni është një sëmundje e rrezikshme, që rrit mundësinë për të pësuar infarkt në zemër te njerëzit që vuajnë prej saj.
Studiuesit kanë arritur në përfundimin se konsumimi edhe i 100 ml lëng panxhari në ditë, pra një gotë ujë, ndihmon në uljen e tensionit të gjakut dhe mbajtjen e tij në nivele normale brenda harkut kohor të 13 orëve.
Autorët kujtojnë se nitrati gjendet tek disa ushqime, duke përfshirë panxharin, selinon, sallatë jeshile, spinaqin, preshin, majdanozin dhe lakrën.
