Ish-drejtori i Policisë, Jaeld Çela ka kërkuar rekurs për nenet me anë të të cilave është deklaruar fajtor. Kujtojmë se ish-drejtori i Policisë së Vlorës, u lirua më 25 mars nga qelitë e burgut të Fierit dhe u kthye pranë familjes se tij.
Gjykata e rrethit gjyqësor Fier, e miratoi kërkesën e Çelës, për të përfituar lirimin me kusht nga burgu, pasi kishte vuajtur më shumë se 2/3 e dënimit.
Gjykata e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e dënoi Çelën, me vendim të formës së prerë më datë 4 shkurt 2022 së bashku me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.