Monika Lubonja ka bërë me dije se llogaria e saj në “Instagram” është vjedhur prej dy ditësh, ndaj nuk ka qenë aq aktive me postime.
Nëpërmjet një videoje të postuar në profilin e saj në “Tiktok”, aktorja ka falënderuar të gjithë miqtë dhe ndjekësit që janë shqetësuar për gjendjen e saj.
“Përshendetje miq. Kam 2 ditë që nuk e kam Instagram. Kanë tentuar që ta vjedhin. Falenderoj miqtë dhe fansat që kanë pyetur se çfarë ka ndodhur me Instagramin e Monikës. Jam mirë, por jam e mërzitur. Sepse ne Instagram, përveç momenteve të bukura që ne ndajmë me njëri-tjetrin, është kthyer në një domosdoshëri për punë. Me shpresë që të rikthej Instagramin, po ju përshëndes dhe faleminderit pafund të gjithë miqve që janë interesuar për mua. Një puthje speciale”, u shpreh Monika.
